Ekonomia

Hapet gjyqi ndaj DIA-s, veçohet dëmshpërblimi që kërkon OSHEE

Gjykata e Tiranës veçoi kërkesën e OSHEE-së, që synonte të ishte palë në procesin penal kundër ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, i akuzuar për “mashtrim”, “pastrim parash” dhe “falsifikim”.

Edhe në seancën e radhës, i pandehuri pretendoi se ishte sëmurë dhe nuk u paraqit, ndërkohë që pas dy seancave të dështuara u bë e mundur çelja e procesit. Në dosjen për gjykim, Prokuroria këmbëngul se, Ismailaj ka mashtruar gjatë mbledhjes së borxheve të CEZ-it, duke përfituar gati 5 milionë euro.

Kësaj beteje në gjykatë tentoi t’i bashkëngjitej edhe OSHEE, duke kërkuar të dëmshpërblehej me 8 milionë euro, kërkesë që sipas gjykatës është çështje civile. Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te juristët e OSHEE.

“Ne nuk kemi ardhur sot me dosjet tona, sepse e dinim që nuk do të pranoheshim. Këto fjalë kanë dalë. Së dyti, akuza jonë i është bashkëngjitur akuzës për pastrim parash që sipas tyre mund të bjerë, por ne nuk duam që këto parà, të cilat na takojnë neve, të sekuestrohen me atë akuzë, por me tonën. Duke u hequr si palë, ato nuk mund të sekuestrohen mbi akuzën tonë”, tha Romeo Kara, jurist i OSHEE-së.

Nga ana tjetër, edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po zhvillohet procesi për sekuestrimin e pronave e llogarive të Ismailajt dhe familjarëve të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button