Haradinaj, Mustafës: A po i zbaton ligjet e Kosovës për FSK-në, a të dikujt tjetër
Ka vazhduar debati për 100-ditshin e qeverisjes Mustafa me akuza nga ana e opozitës për gjendjen e rëndë ekonomike, e sociale në vend, si dhe me mbrojtjen e qeverisë nga ana e pozitës për të arritura dhe vizionin e qeverisë Mustafa.
Derisa deputetët Bali Muharremaj dhe Shukrie Bytyqi janë ankuar për ikjet masive, për shëndetësinë dhe arsimin, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, ka folur për politikën e jashtme të qeverisë Mustafa, duke thënë se kjo e fundit ka ngecur në këto 100 ditë, duke mos i sjellë vendit asnjë njohje.
Demaku madje ka thënë se ndonëse është ftuar disa herë ministri i jashtëm Hashim Thaçi për të raportuar para këtij komisioni, lidhur me njohjet dhe politikën e jashtme që ka Kosova, ky i fundit sipas saj ka injoruar dhe neglizhuar këtë komision.
Sipas saj, ish-kryeministri Thaçi është duke e kthyer Republikën Parlamentare në Republikë Qeveritare, çka edhe ishte sipas saj synim i Thaçit.
Kurse, Daut Daradinj ka lexuar nenet e ligjit të FSK-së, ku thuhet se FSK do të angazhohet në gjithë territorin e Kosovës, ndërkohë që Mustafa tha se FAK nuk do të veprojë në veri pa miratimin e NATO-s.
Ai i bëri pyetje kryeministrit Mustafa, se a është për t’i implementuar ligjet në Kosovës apo duhet të merr detyra nga diku tjetër, transmeton KP.
Ndërsa, Nait Hasani, sa i përket sektorit të arsimit ka kërkuar që inspektimi nëpër shkolla të jetë më aktiv për shkak të parregullsive, pasigurisë dhe dyshimeve për diploma fals.