🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.38 ▲3.15%
ARI 4,733 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -0.89% ETH $2,184 ▼ -2.43% XRP $1.3340 ▼ -3.56% SOL $82.2800 ▼ -2.26%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,733 ▼0.92 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,733 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Protesta e opozitës, madhështore dhe paqësore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e vlerësoi protestën e mbajtur dje nga tri partitë opozitare si madhështore dhe paqësore .

Në një deklaratë për shtyp Haradinaj thekson sot se qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë që të vazhdojnë ta tolerojnë shkeljen e Kushtetutës dhe indiferencën ndaj integritetit territorial, keqqeverisjen, nepotizmin, korrupsionin dhe papërgjegjësinë institucionale”.

“Protesta e djeshme tregoi se qytetarët e Kosovës e duan demokracinë e vet dhe, përkundër çfarëdo vështirësie, besojnë se demokracia do të funksionojë në Kosovë. Unë jam ndier i lumtur dhe krenar me popullin e Kosovës, edhe pse e di se ende na pret rrugë për ta bërë Kosovën ashtu siç duhet”, shprehet Haradinaj.

Sipas tij, integrimi në Unionin Europian dhe në NATO është caku i popullit tonë dhe ne të gjithë duhet ta kemi të qartë se angazhimi i secilit prej nesh është i domosdoshëm.

Kreu i AAK-së, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, shoqërisë civile, botës akademike dhe të gjithë veprimtarëve të hershëm dhe aktualë, të cilët janë angazhuar me vite e dekada që Kosova të arrijë këtu ku është, që edhe një herë të japin kontributin e tyre për zhvillimin e demokracisë sonë dhe arritjen e synimeve madhore për shtetin tonë.

Haradinaj i ftoi të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike ose ideologjike, pavarësisht paragjykimeve apo historive personale, që të bëhen pjesë e ndryshimit pozitiv në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.