🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.59 ▲1.76%
ARI 4,779 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +0.99% ETH $2,187 ▲ +0.19% XRP $1.3398 ▲ +0.54% SOL $83.2100 ▲ +0.95%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Haradinaj: Shqipëria dhe Kosova drejt unifikimit të ekonomive

“Jam i bindur që mundësia për të nënshkruar 9 marrëveshje dhe protokolle do të çojë në një të ardhme të afërt deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo vetëm kaq”.

Kështu deklaroi sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në mbledhjen e pestë mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, që po zhvillohet në Pejë.

“Jam i lumtur për arritjet e këtij takimi të përbashkët. E di që populli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë presin më shumë nga ne dhe nga këtu do të vazhdojmë pa ndalur në punët që na presin dhe që janë të shumta dhe sfiduese . Me punë dhe zhvillim ne nderojmë sakrificën për liri të gjithë brezave dhe vetëm me punë dhe zhvillim do të marrim respektin e të gjithëve”, nënvizoi Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se “Peja që diti t’i thotë ‘Jo’ ndarjes në ’99 , Peja që diti t’i thotë ‘Po’ lëvizjeve kombëtare e patriotike, Peja e Haxhi Zekës, Peja e qershorit ’99 shkrumb e hi dhe me shumë dhimbje ashtu si ishte Prekazi e Kosova’, u ringrit për të mos u rrëzuar kurrë dhe atë duke ndërtuar shtyllat kryesore të jetës shtetërore me shumë mund”.

“Sot Kosova është palë kontraktuese me BE, MSA , zbaton prioritetet e reformës europiane dhe njëkohësisht ka përmbushur me sukses 95 detyrimet e saj per liberalizimin e vizave ashtu si çdo vend tjetër, çdo popull edhe Kosova pret që e drejta e vet të respektohet, nga misionet vendimmarrëse të BE-së”, tha Haradinaj.

Por, vijoi ai, Kosova nuk ka mbetur duke pritur nga të tjerët me sukses ka kryer punët e veta në planin e sigurisë përmbyll e transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë duke i dhënë mandat mbrojtës në ditët në vijim.

Haradinaj tha se në planin ekonomik reformat fiskale, ekonomike, aktivizimi i resurseve dhe deri tek investimet e mëdha në energji që po ndodhin.

“Në planin rajonal i jemi kushtuar bashkëpunimi të ndërsjellë me të gjitha vendet, por po ashtu kemi qëndruar në të drejtën, por ajo që e shquan Kosovën është rreshtimi me SHBA, si një faktor prijës global dhe me aleatët tanë strategjikë”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i qeverisë kosovare tha se “Shqipëria gjithmonë është mbështetur tek Kosova dhe çdo herë ka të drejtë të mbështesë Kosovën, por edhe Kosova çdo herë është mbështetur tek Shqipëria dhe kjo u vërtetua në 1999 në ditëtë më të vështira të jetës sonë si komb” .

“Kosova është dhe do të jetë e popullit të vet, Kosova është e kombit tonë dhe aleatëve.”, përfundoi Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.