☁️
Tiranë 18°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,655 ▲ +1.38% ETH $2,233 ▲ +2.04% XRP $1.3453 ▲ +0.4% SOL $84.2100 ▲ +1.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: U tradhtua shpresa e qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në qytetin e Gjakovës, si dhe ka takuar qytetarët dhe strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjakovë.

haradinaj-u-tradhtua-shpresa-e-qytetar-euml-ve_hdSipas një njoftimi të AAK-së, kryetari Haradinaj ndër të tjera theksoj se Kosova sot gjendet para sfidave të mëdha, jo vetëm nga gjendja që e la qeveria e kaluar por edhe që u bashkuan e liga dhe e keqja, jo për të ndryshuar gjendjen por për të thelluar të keqen dhe zhgënjimin e qytetarëve.

“Më shumë se koalicioni paszgjedhor u tradhtua shpresa e qytetarëve të Kosovës për një shtet ligjor, për një shtet pa korrupsion, pa krim të organizuar dhe për një zhvillim ekonomik. Të dëshpëruar mbeten edhe ata që votuan për një qeverisje tjetër nga i gjithë spektri politik në Kosovë, por ne si parti dhe si qytetar nuk duhet të pajtohemi me të keqen, por të mobilizohemi për shtetin tonë që ta mundim këtë të keqe dhe t’i japim shpresë Kosovës si shtet të pavarur”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

Sipas tij, të gjithë bashkë duhet të punojmë që institucionet e varura në shtetin e pavarur të mos mbesin të tilla dhe të mos janë pengesa e zhvillimit dhe e mirëqenies sonë të përbashkët të rendit dhe ligjit,si dhe integrime euro-atlantike.

“Unë besoj se qytetarët nuk do të lejojnë që dikush të iu mbys shpresën e sotme dhe të ardhmen për një Kosovë të dinjitetshme të sigurt, të zhvilluar dhe integruese”, përfundohet në njoftimin e AAK-së, dega Gjakovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.