☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.01 ▼0.12%
ARI 4,139 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,391 ▲ +2.53% ETH $2,416 ▲ +4.19% XRP $1.3213 ▲ +3.33% SOL $96.6800 ▲ +3.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bundesliga

Harry Kane në “Olimpin” e Europës, fiton “Këpucën e Artë”. I katërti renditet… Vedat Muriqi

Harry Kane ka shkëlqyer këtë sezon, duke u shpallur fitues i “Këpucës së Artë” të Europës, pas një performance të jashtëzakonshme në Bundesligë, me 36 gola të shënuar. Sulmuesi anglez ka qenë i pandalshëm para portave kundërshtare, duke e mbyllur kampionatin si golashënuesi më i mirë në kontinent. Në renditjen përfundimtare, ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror: Erling Haaland në vendin e dytë me 27 gola dhe Kylian Mbappé në të tretin me 25 gola.

Ky është një tjetër sezon elitar për Kane, i cili vazhdon të konfirmohet si një nga “9” më të frikshëm dhe më konstantë në futbollin modern. Bayern Munich ka një “vrarës” të vërtetë në radhët e veta, kombinim i teknikës, finalizimit dhe qetësisë përpara portës, që e ka çuar në majën e Europës.

Një tjetër trofe individual që forcon statusin e Harry Kane si legjendë e brezit të tij. Duhet evidentuar edhe një krenari shqiptare në këtë listë, ku Vedat Muriqi pozicionohet i katërti. Kapiteni dardan ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në La Liga me Mallorca, edhe pse kjo e fundit zbriti një kategori më poshtë.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 23 gola në 37 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjatë sezonit. Ai ka marrë pjesë në 37 nga 38 ndeshjet e kampionatit, duke treguar vazhdimësi dhe rëndësi të madhe në repartin ofensiv të Mallorca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.