🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.76%
DOW 52,768 ▼0.17%
NASDAQ 26,331 ▼1.39%
NAFTA 99.10 ▲2.01%
ARI 4,073 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,808 ▼ -2.3% ETH $2,411 ▼ -2.39% XRP $1.3279 ▼ -2.08% SOL $105.1500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 % S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Partia Demokratike sot nuk është 36 vjeç, por 83 sa lideri i saj

Nga Ylli Manjani

Kohë publike e çuar dëm.

Më vjen keq, po koha publike e harxhuar, kryesisht me kritikë, shpoti apo ironi, për rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, është në thelb e humbur. Kjo sepse parti ka qenë, është dhe, kështu si është ndërtuar, do të mbetet parti e Berishës.

Ky është fakt që duhet pranuar. Mund të mos na pëlqejë, por ky është fakti.

PD ka ecur gjithmonë me ciklin biologjik dhe politik të Berishës. Kur ai ishte i ri, energjik, agresiv politikisht, edhe PD ishte e tillë pra energjike, e fortë, përplasëse.

Sepse i duhej të hynte me forcë në jetën politike të vendit, që vinte nga një trashëgimi monopartiake.
Më pas, me maturimin e Berishës u maturua edhe vetë PD.

Rikthimi në pushtet në vitin 2005 erdhi me një PD shumë më të përmbajtur dhe më pragmatike sesa ajo e viteve 1992-1997. Ishte reflektim i drejtpërdrejtë i transformimit të vetë Berishës.

Por cikli biologjik nuk fal. Bashkë me moshën e Berishës nisi edhe plakja politike e PD-së. Sot ajo parti duket e lodhur, e rënduar, e kërrusur politikisht, pa energji ripërtëritëse, njësoj si imazhi që përcjell vetë lideri i saj historik.

Sot PD është jo 36, por 83 vjeç. PD e sotme vetëm ankohet (siç ankohet pleqëria) dhe flet për lavdinë e të shkuarës (siç bën pleqëria)…

Kjo sepse PD nuk arriti kurrë të ndërtojë identitet përtej Berishës. Nuk u identifikua dot fjala vjen me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Genc Rulin, Arben Imamin, Neritan Cekën. Madje as me Eduard Selamin, Tritan Shehun apo Lulzim Bashën. Le pastaj të kërkosh të identifikosh PD me Mulin apo ndonjë tjetër personazh si ai…

Në çdo moment kritik, PD zgjodhi Berishën. Dhe sot po plaket bashkë me të, krejt natyrshëm madje.
Teza se PD degragoi që zgjodhi Berishën, nuk është reale. PD është Berisha dhe se cikli i saj politik është një me ciklin biologjik të Berishës.

Prandaj debati “pse” apo “si” u rizgjodh Berisha në krye të partisë së vet është debat bosh. Kohë publike e çuar dëm.

Debati real është tjetërkund: a ka ende mundësi Shqipëria të dalë nga ky ngërç historik? A mund të çmonopolizohet opozita dhe të ndërtohet një alternativë reale politike?

Sepse, kështu siç janë gjërat sot, politika nuk prodhon më ndryshim. Pushteti mbetet i fortë, ndërsa opozita bëhet çdo ditë më e dobët, më e lodhur dhe më pa shpresë.

Për këtë të fundit mendoj se jo vetëm ja vlen koha dhe, nuk e di a na del madje…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.