☁️
Tiranë 14°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,378 ▲ +1.01% ETH $2,090 ▲ +0.7% XRP $1.4127 ▲ +1.55% SOL $87.6500 ▲ +0.78%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hashim Thaçi President me 71 vota pas tri raundesh

Në punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me rend dite vetëm zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka nisur tashmë raundi i tretë i votimit. Në këtë seancë vërehet pjesëmarrja edhe e deputetit të opozitës, Fisnik Ismajli.

Dy raundet e para dështuan, si rezultat i votave të pavlefshme dhe atyre për kandidatin jopretendent. Në raundin e dytë, asnjëri prej dy kandidatëve për President të Kosovës, Hashim Thaçi apo Rafet Rama, nuk mundën të siguronin 2/3-tat e votave, pasi rezultati ishte 64 pro Thaçit, 15 të pavlefshme dhe 2 pro Ramës.

Ndryshe nga raundi i parë, i dyti pa një deputet më pak të pranishëm, pas largimit të deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda, i cili ishte i nominuar nga opozita edhe në komisionin e posaçëm për numërimin e votave. Në sallë ishin 81 deputetë të pranishëm, ndërsa që kreu i shtetit të zgjidhej në këtë raund duheshin 2/3-tat e votave, 80 gjithsej, në të kundërt shkohej në raundin e tretë, ku mjaftojnë 61 vota, apo 50% + 1.

Më herët përfundoi raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ku nga 82 deputetë të pranishëm, 81 votuan. Në këtë raund 50 votuan pro Hashim Thaçit, 4 pro Rafet Ramës, ndërsa 27 deputetë i bënë votat të pavlefshme.

Për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës do të duhen të tri raundet, pas të cilave, Thaçi me të gjitha gjasat do të zgjidhet në krye të shtetit për një mandat 5-vjeçar. Megjithatë, në raundin e tretë do të rikthehet me siguri deputeti Ilir Deda, pas dyshimeve të opozitës për manipulime në raundin e dytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.