☁️
Tiranë 11°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,507 ▼1.51%
DOW 45,558 ▼1.01%
NASDAQ 21,641 ▼2.04%
NAFTA 98.63 ▲3.22%
ARI 4,483 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,750 ▼ -0.53% ETH $2,123 ▼ -0.88% XRP $1.4301 ▼ -1.14% SOL $88.6000 ▼ -0.02%
S&P 500 6,507 ▼1.51 % DOW 45,558 ▼1.01 % NASDAQ 21,641 ▼2.04 % NAFTA 98.63 ▲3.22 % ARI 4,483 ▼2.67 % S&P 500 6,507 ▼1.51 % DOW 45,558 ▼1.01 % NASDAQ 21,641 ▼2.04 % NAFTA 98.63 ▲3.22 % ARI 4,483 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto – Ahmetaj: Heqja e ekskluzivitetit të Rinasit i hap rrugën investimeve

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto si dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj vlerësuan të mërkurën se heqja e ekskluzivitetit të fluturimeve kompanisë Tirana Airport Partners i hap rrugë investimeve të reja në infrastrukturë.

Dy ministrat paraqitën në komisionin e Ekonomisë marrëveshjen e nënshkruar një muaj më parë.

Marrëveshja bazë e lidhur në datë 15 tetor të vitit 2004, në nenin 2.3 të saj, kishte parashikuar që për një afat 20-vjeçar koncesionari kishte të drejtën e ekskluzivitetit për të gjitha fluturimet ndërkombëtare. Pas një periudhe 2-vjeçare negociatash me TIA-n, ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe ajo e Ekonomisë arritën në një marrëveshje për heqjen e ekskluzivitetit. Në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit, kësaj marrëveshje i është zgjatur afati me dy vite.

Thelbi i këtij ndryshimi është heqja e ekskluzivitetit të koncesionarit për një rreze veprimi rreth 100 kilometra në vijë ajrore. Në këtë rreze veprimi 100 kilometra vijë ajrore, përjashtohen aeroporti i Kukësit dhe aeroporti i Vlorës. Pra këto dy aeroporte quhen aeroporte të përjashtuara.

Por deputetët e opozitës thanë se qeveria nuk ka negociuar asgjë për ofrimin e çmimeve më të lira për qytetarin, ndërsa nuk ka një afat të caktuar se kur do të bëhet e mundur hapja e dy aeroporteve, atij të Kukësit e Vlorës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.