☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 88.23 ▼6.9%
ARI 5,183 ▲1.56%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto inspekton aksin Lin- Pogradec: Punimet mbyllen brenda afatit

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) inspektuan paraditen e së shtunës punimet ne aksin rrugor Lin- Pogradec ne juglindje te vendit.

0801-HAXHINASTO-1-525x35011Ministri Haxhinasto u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe gjithçka do të mbarojë brenda afatit.

Për shkak të punimeve është bërë çmontimi i hekurudhes, ndërkohë që ministri Haxhinasto informoi se po punohet edhe per ringjalljen e rrjetit hekurudhor. “Riparimi i tyre është i domsdoshëm”, u shpreh Ministri i Transporteve.

Aksi Lin-Pogradec i gjatë 17.5 kilometra është Loti i dytë i segmentit rrugor Qafë Thanë-Pogradec që financohet nga buxheti i shtetit. Kjo rrugë është i vetmi kalim për të gjithë tregtinë që bëhet me Greqinë nga pika e kalimit kufitar.
Rruga nisi ndërtimin disa vite më parë dhe duhet të përfundojë sipas kontratës më 29 shtator. Qeveria vitin e kaluar e kaloi në listën e rrugëve prioritare dhe shleu çdo detyrim të prapambetur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.