☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,159 ▲ +2.53% ETH $2,152 ▲ +4.49% XRP $1.3616 ▲ +2.93% SOL $84.6000 ▲ +1.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: Së shpejti, grup pune i përbashkët për realizimin e Korridorit Adriatiko-Jonian

haxhibastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, së bashku me homologun e tij malazez, Ivan Brajovic, inspektuan segmentin rrugor Hani-Hotit-Vermosh, ku gjatë fjalës së tij, ministri Haxhinasto deklaroi se deri tani 50% e segmentit prej 70 km është realizuar dhe kanë mbetur rreth 30 km në proces ndërtimi dhe tenderimi. Një investim prej 45 milion dollarësh i qeverisë shqiptare, u cilësua nga ministri Haxhinasto si shumë i rëndësishëm dhe një shembull konkret i bashkëpunimit midis dy vendeve. Ne, tha ai, kemi shumë më tepër mundësi për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

“Kufiri për ne nuk duhet të ekzistojë. Kur ne kaluam kufirin kishte 2 pika kufitare dhe 2 pika doganore, kur ne kemi shembullin e shkëlqyer të Murriqanit që kemi 1 pikë doganore dhe 1 pikë kontrolli kufitar. Besoj se orientimin e kemi të drejtë dhe kemi mirëkuptimin e plotë që duhet të ecim për një bashkëpunim shumë më të madh. Zona në të dy anët e tij duhet të jetë një zonë e përbashkët integrale ekonomike për shqiptarët dhe malazezët e këtyre zonave,” tha ai.

Kjo rrugë do të jetë edhe një mundësi më e mirë, veçanërisht për komunën e re të Gucisë, për të gjallëruar aktivitetin ekonomik. Duke folur për bashkëpunimin për projekte të tjera të dy vendeve, Haxhinasto u ndal në krijimin shumë shpejt të grupit të përbashkët teknik, me qëllim përgatitjen e studimit të fizibilitetit të “Korridorit Adriatik-Jonian”.

“Korridori Adriatiko-Jonian është një nga projektet e mëdha të përbashkëta, për të cilën do ngremë shpejt një grup pune të përbashkët, me qëllim të përgatisim studimin e fizibilitetit. Infrastruktura është e domosdoshme, por më e rëndësishme është aktiviteti ekonomik që ajo krijon dhe veçanërisht shkëmbimet njerëzore”, deklaroi ministri.

Rruga e re që do të ndërtohet është rreth 70 km në Hanin e Hotit dhe do shkurtojë ndjeshëm distancën me 120 km, rrugën nga Gucija në Podgoricë .Në përpjekjet e palës shqiptare ministri Haxhinasto deklaroi se do bëhet maksimumi që rruga të përfundojë në 6 mujorin e parë të 2017-ës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.