Ekonomia

Hekurudhat, ringritja e rrjetit kërkon 427 milionë euro

Ringritja e sistemit ekzistues hekurudhor ne Shqipëri kushton pak a shumë sa ndërtimi i autostradës Tiranë –Elbasan.

Ministria e Transportit ka gati një projekt teknik mbi të cilin përllogaritet kostot për të rivënë në punë sistemin hekurudhor shqiptar. Sipas projektit rehabilitimi dhe vënia në funksion e linjës hekurudhore Elbasan-Pogradec kushton se paku 82 milionë euro.

Linja e transportit me tren Shkodër -Hani i Hotit  kushton 33.2 milionë euro, ajo Rrogozhinë –Vlorë 83.2 milionë euro, Fier-Ballsh 24.7 milionë euro, Budull -Fushë –Krujë 8 mln euro,  Vorë –Shkodër 80 milionë euro, Durrës –Tiranë 40 milionë euro, Durrës –Rrogozhinë 34 milionë euro dhe Rrogozhinë –Elbasan 39 milionë euro.

Rehabilitimi i çdo seksioni të hekurudhës është vlerësuar në mënyre të veçantë, duke marre parasysh kontributin e secilit segment në përmirësimin e të gjithë rrjetit hekurudhor të vendit.
Studimi tregon se nga pikëpamja financiare, asnjë nga skenarët e paraqitur nuk janë të përshtatshëm për të tërhequr kapitale private, përderisa SHKF (Shkalla e Kthimit Financiar) është shumë e ulët.

Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mije tonë mallra në vit.
Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregoje nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke ju referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre.

Për çdo vit buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë USD.

Hekurudhat e para në Shqipëri janë ndërtuar midis viteve 1917 dhe 1918 si linja të ngushta 760 mm për transportin e mineraleve dhe pajisjeve ushtarake. Ky sistem u mbyll në vitin 1930 dhe një pjesë e madhe e trasesë u ripërdor me vone.

Sistemi standard hekurudhor që ekziston sot në Shqipëri është ndërtim i kohëve të fundit, i cili ka filluar në vitin 1947 dhe është ndërtuar me faza, ka përfunduar ne vitin 1986 me hapjen e linjës nga Shkodra deri ne Hani-i-Hotit në kufirin Shqipëri/Mali i Zi. Kjo aktualisht është e vetmja linjë mallrash që lidh Shqipërinë dhe pjesën tjetër te rrjetit evropian./MONITOR

Linjat hekurudhore shpenzimet per rivenien ne pune ne euro
Elbasan-Pogradec 82.488.129
Shkoder -Hani i Hotit 33.282.560
Rrogozhinë –Vlorë 83.231.164
Fier-Ballsh 24.785.652
Budull Fushë –Krujë 8.161.953
Vorë-Shkodër 80.631.762
Durrës-Tirana 40.830.667
Durrës –Rrogozhinë 34.656.565
Rrogozhinë –Elbasan 39.141.715
Total 427.210.171

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button