Horoskopi

Horoskopi për datën 9 shkurt 2015

horoskopiDashi

Kjo e hënë për ju do të jetë plot me impenjime, aq sa do të rrezikoni duke hequr dorë nga diçka që e doni shumë nëse nuk do të jeni shumë të përqendruar. Mundohuni që të shihni në perspektivë.

Demi

Sot shijoni dhuratën e kohës: do të arrini të çoni deri në fund gjithçka aq shpejt saqë më në fund do të keni shumë kohë për të kaluar me personat më të dashur. Organizoni një darkë.

Binjakët

Nëse dëshironi që kjo e hënë të jetë një ditë e paharrueshme, ju duhet të impenjoheni me të gjitha forcat tuaja, sepse fatkeqësisht yjet nuk do t’ju japin aspak dorë. Merruni gjërave anën pozitive.

Gaforrja

Mos u hutoni sot, sepse rreziku për të bërë shumë gafa do të jetë mjaft i lartë! Nëse jeni lodhur nga një lloj mendimi që kohët e fundit ju është fiksuar keq, gjeni një mënyrë për të mos qenë paranojak.

Luani

Fakti se sot do t’ju ndodhë diçka me shumë rëndësi, nuk do të thotë se do të jeni vetëm ju ata që duhet të vini gjithçka në vend. Nëse ata përreth jush nuk lëvizin asnjë gisht … pretendoni që ta bëjnë!

Virgjëresha

E sotmja nuk do të jetë një ditë pozitive për ju. Personi me të cilin dëshironi të flisni patjetër nuk do t’ju gjendet. Gjithsesi mos u dëshpëroni dhe mendoni për diçka që t’i vini gjërat në vend.

Peshorja

Do të jetë një ditë e lehtë dhe kjo fal eksperiencave të mëparshme. Humori juaj nuk do të jetë i keq. Mos u vini asnjëherë veshin atyre personave që gjykojnë gjithmonë. Plotësojini qejfin vetes duke bërë shopping.

Akrepi

Një kthim nga e shkuara do të arrijë që t’ju destabilizojë mjaftueshëm. Mos e përballoni çështjen vetëm duke menduar se të kërkuarit ndihmë është dobësi dhe bezdisje.

Shigjetari

Nesër duhet të gjeni shumë kohë për t’u marrë me një çështje pune nëse detyra juaj lidhet me atë të një personi tjetër që nuk mund t’ia dalë dot pa ju. Në mbrëmje çlodhuni duke u marrë me një pasion tuajin.

Bricjapi

Sot argëtimi juaj do të jetë i lidhur ngushtë me sasinë e detyrave që do t’ju përcaktohen. Jepini prioritet përballjes me një koleg, sepse është e rëndësishme që të ecni paralel në të mirë të punës suaj.

Ujori

Kjo ditë do t’ju shërbejë për të hedhur bazat për diçka mjaft interesante, e cila do të vlejë për të gjithë këtë javë. Mundohuni që mos t’i jepni shumë hapësirë një personi hakmarrës për nga natyra.

Peshqit

Një keqkuptim do të jetë ai i cili do t’ju lejojë që të jetoni një moment shumë të kënaqshëm gjatë pasdites: përfshini dikë që e doni shumë, do të jetë edhe më bukur! Gjatë kohës së lirë mos harroni të telefononi dikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button