☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.09 ▼1.51%
ARI 4,975 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,594 ▼ -0.55% ETH $2,295 ▼ -1.43% XRP $1.5028 ▼ -0.86% SOL $93.3200 ▼ -0.48%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.09 ▼1.51 % ARI 4,975 ▼0.66 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.09 ▼1.51 % ARI 4,975 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 1 prill 2015

horoskopiDashi

Gjëja e çuditshme do të jetë se pasi të keni përjetuar për muaj vetëm një mendim, sot thjesht do ta braktisni, duke gjetur qetësinë që prej pak kohësh nuk e ndienit më.

Demi

Afërsia e një personi special dhe një sërë mendimesh konkrete do t’ju ndihmojnë që të jeni më mirë dhe të rimerrni veten. Do të jetë hapi i parë për disa çështje.

Binjakët

Sot do t’ju jepet rasti që të hiqni nga vetja një shqetësim që e mbanit mbi supe prej shumë kohësh; rasti perfekt do të ndodhë gjatë pasdites. Në mbrëmje do të argëtoheni me miqtë.

Gaforrja

Ndjesia juaj është e drejtë, por nuk do të thotë se gjithçka do të humbasë; thjesht do t’u duhet xhiro pak më e largët për të arritur objektivin. E rëndësishme është që të mos demoralizoheni.

Luani

Disa zakone janë shumë të vështira, por nëse do të keni durim dhe nëse nuk do të shpejtoni për gjërat, do të shihni se vetëm me një “shkelm” do t’i hidhni mbrapa. Pasdite do të ndihmoni dikë.

Virgjëresha

Sot do të jetë rasti që të mbroheni kundër çdo problemi, pavarësisht se sa do të jenë në numër. Vetëm mëngjesi do të jetë pak shqetësues për ju.

Peshorja

Mos prisni asgjë nga një person, jo sepse nuk dëshiron të bëjë atë që ju doni, por sepse do ta bëjë në mënyrë të ndryshme që do t’ju habisë edhe më shumë. Filloni të mbani distancë dalëngadalë.

Akrepi

Sot fati nuk do t’ju buzëqeshë. Mos shpenzoni shumë energji për diçka që nuk e meritoni. Sigurohuni më parë që të merrni këshilla nga dikush që ka kaluar më parë një përvojë të ngjashme.

Shigjetari

Sot do të bëni një udhëtim me një person të cilin e doni shumë. Kohët e fundit kjo gjë ju ka ndodhur rrallë ndaj shijojeni deri në fund. Zgjidhni një vend të këndshëm që keni kujtime.

Bricjapi

Për ju do të jetë e habitshme se si një situatë do të marrë një vetë rrugë zgjidhje. Buzëqeshni për të gjitha problemet që kishit, është mënyra e vetme për t’iu rikthyer plotësisht normalitetit.

Ujori

Mos jini të ashpër me një person që së fundmi është distancuar, sepse në të vërtetë ka shumë çështje për të zgjidhur, madje më të komplikuara sa tuajat.

Peshqit

Mos u gënjeni duke bërë zëvendësime të kota të objekteve që keni në shtëpi. Pasdite përdorini mirë fjalët për të mos u keqkuptuar nga të tjerët. Bëni mirë që të pushoni pak, përpara se të “shpërtheni”!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.