Horoskopi për datën 11 mars
Një person që ka mëri prej kohësh ndaj jush do të bëjë maksimumin e tij për t’ju nxjerrë keq. Mos lejoni që kjo të ndodhë. Tregohuni të kujdesshëm pasi ata që mbani më afër mund t’ju lëndojnë më shumë. Mos lejoni askënd t’jua ulë vlerat!
Demi
Jeta juaj është kthyer sërish në një sfidë. Por kjo nuk do të jetë një problem për ju. Filloni të bëni gjërat e nevojshme, pastaj ato që janë të mundura dhe do të përfundoni duke realizuar ëndrrat tuaja më të mëdha. Gjithçka varet nga vullneti juaj, mos u dorëzoni!
Binjakët
Shpërqendrimi i madh që ju ka përfshirë këto ditë po ju pengon të shijoni bukuritë e jetës dhe të njerëzve që ju rrethojnë. Gjeni një çast për të ndier sesa e mrekullueshme është jeta dhe sesa me fat jeni për gjithçka keni. Mirënjohja është një tipar që duhet ta zhvilloni më shumë!
Gaforrja
Jeni gjithnjë në kërkim të dominimit të çdo gjëje. Nuk do ta gjeni asnjëherë qetësinë apo lumturinë nëse kërkoni pafundësisht. Shijoni detajet e vogla të ditës së sotme dhe do të kënaqeni nga ato që keni. Një surprizë nga dikush që nuk e mendonit do t’ju pëlqejë!
Luani
Natyra juaj luftarake do t’ju fusë në telashe të mëdha sot. Nëse nuk kuptoni mirë kufijtë tuaj, do ta keni të vështirë të bëni dallimin midis asaj që duhet dhe asaj që është e ndaluar. Mos kërkoni përsosmërinë, njerëzit janë bërë për të qenë ‘mëkatarë’.
Virgjëresha
Mungesa e besimit në vete po jua vështirëson shumë punën. Lidhja në çift nuk ka themele të besueshme për shkak se jeni gjithnjë në mëdyshje dhe nuk i njihni potencialet tuaja. Do të keni nevojë për ndihmën e një miku, mos hezitoni ta kërkoni.
Peshorja
Një telefonatë e papritur në mëngjes mund t’jua trazojë ditën. Megjithatë, fuqitë tuaja mendore dhe fizike shkojnë përtej asaj që e mendoni. Mos lejoni të tjerët t’jua prishin rutinën dhe përpiquni të jeni sa më diskret në marrëdhëniet me të tjerët.
Akrepi
Mund t’ju duket çudi që miqtë tuaj sa vjen dhe pakësohen, por zhgënjimet janë pjesë e jetës. Punoni për të arritur më të mirën te vetja dhe kështu do të fitoni edhe të tjerët. Tregohuni të kujdesshëm në lidhje, mos i merrni gjërat për të mirëqena!
Shigjetari
Një zënkë në çift do t’jua prishë lumturinë dhe qetësinë e brendshme. Mos u bëni tipi kapriçoz që nuk lëshon pe. Toleranca është një karakteristikë e njerëzve të zgjuar, ndaj mos ngurroni të hapni rrugë dhe të jeni personi që kërkon pajtimin.
Bricjapi
Llogaritë tuaja nuk po shkojnë siç kishit menduar. Një keqkuptim i vogël në fushën financiare mund t’ju bëjë të ndiheni në siklet, por zgjidhja qëndron te gjakftohtësia. Një ditë e gjatë dhe e lodhshme ju pret. Përgatituni të jepni më të mirën tuaj!
Ujori
Disa parime tuajat duket se ju kanë sjellë këtu ku jeni sot. Megjithatë situatat e ditës së sotme do t’ju përballin me një të vërtetë të patjetërsueshme: duhet të ndryshoni mënyrën si mendoni që jeta juaj të ndryshojë po ashtu.
Peshqit
Hiqni dorë prej mendësisë së altruizmit ekstrem. Shenja juaj mund të preferojë të jetë mirëbërësi në çdo situatë, por sot do t’ju duhet të kujdeseni për veten. Fati do t’ju prijë në punë. Jini optimist dhe mos i humbi shpresat!