Horoskopi

Horoskopi për datën 13 dhjetor 2014

horoskopiDashi

Sot për ju do të ketë mundësi të mira për të gjetur një punë, ndaj lëvizni dhe mos e harxhoni kohën kot. Mos u mundoni me një person që nuk ka për të ndryshuar kurrë.

Demi

Mos bëni hapësirë në zemrën tuaj për gjëra dhe njerëz të cilët nuk ju lumturojnë. Së shpejti do t’ju ndodhin surpriza të bukura.

Binjakët

Bëni ekonomi në gjithçka, kurseni kur të mundeni dhe mos i vini veshin atyre që ju tërheqin vëmendjen për kurnacëri.

Gaforrja

Ambienti i punës nuk është ideal: sot mund të mërziteni shumë në zyrë. Mos e vini në situatë të vështirë personin që ju do shumë.

Luani

Mund të keni nevojë për një mik ose mikeshë për të zgjidhur një problem që ju ka shqetësuar shumë. Në dashuri faktet janë gjithçka.

Virgjëresha

Karriera dhe qëllimet financiare duket se kanë mbetur në vend dhe kjo ju ka stresuar. Megjithatë, kjo nuk do të jetë një gjendje e vazhdueshme për ju.

Peshorja

Mos flisni pa e menduar dhe pa e reflektuar atë që thoni. Mbrëmje e këndshme për të lindurit ditën e diel dhe të shtunë.

Akrepi

Kontaktoni me miqtë e vjetër dhe po ashtu “lëvizni” për takuar të rinj. Paqja që kërkoni ndodhet në zemrën tuaj. Reflektoni mbi problemet tuaja.

Shigjetari

Sot mund të merrni një përgjigje negative nga ana e një miku/mikeshe të cilit/cilës i keni kërkuar një nder. Mos u “kapni” menjëherë, por mendoni si të zgjidhni çështjen.

Bricjapi

Kërkoni ndihmën e dikujt nëse po përjetoni një situatë të vështirë. Në dashuri do të merrni lajme të mira. Romanticizmi do të bëhet pjesë e të gjithë mbrëmjes së sotme.

Ujori

Rreziku për ndarje ose për komplikime në çift do të ndihen shumë. Më mirë të mbyllni sytë për shumë gjëra sesa ta gjeni veten mes lotësh.

Peshqit

Bëni kujdes ndaj personave të cilët mund të përfitojnë nga mirësia juaj. Fati do të ecë pranë jush duke plotësuar disa nga dëshirat tuaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button