☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 97.52 ▲4.3%
ARI 5,017 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,425 ▲ +0.89% ETH $2,336 ▲ +3.18% XRP $1.5381 ▲ +3.79% SOL $94.5000 ▲ +1.04%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.52 ▲4.3 % ARI 5,017 ▲0.29 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.52 ▲4.3 % ARI 5,017 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 13 mars 2015

horoskopiDashi
Ju duhet të ndryshoni menjëherë sjellje e sidomos në drejtim të besimit ndaj personave që ju kanë për zemër. Në vend që t’i bëni më shumë pas vetes, po i largoni dita-ditës, duke qenë shumë dyshues ndaj tyre.
Demi
Mos bëni komente të këqija, edhe pse mund t’ju vijnë spontanisht; gjithsesi nëse nuk ia dilni dot pa komentuar, mund të flisni me shoqet ose shokët tuaj më të besuar, por duke u siguruar që të mbeten mes jush.
Binjakët
Sot nuk do të keni sy për askënd tjetër veçse për një person që e keni gjithnjë në mendje: pa u ndier në faj, para së gjithash, reflektoni se përse ndiheni aq të lidhur me personin në fjalë.
Gaforrja
Do të mbeteni shumë të surprizuar nga rrëfimi që do t’ju bëjë një mike e dashur, duke qenë se asnjëherë nuk e keni pritur një gjë të tillë nga ana e saj. Mos e gjykoni, por lëreni që të “shfryhet” dhe të tregojë se çfarë do.
Luani
Kjo javë nuk ka qenë e lehtë për ju, por më në fund gjërat duket se do të ndryshojnë; vetëm mos jini shumë të ashpër me veten, sepse situata mund të fillojë të përkeqësohet. Gjeni kohë për të qetësuar veten.
Virgjëresha
E sotmja do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë. Gjatë pasdites do të arrini të shmangni një gabim, ndërsa për të përmirësuar mbrëmjen, shfrytëzoni ndjenjën e lehtësimit.
Peshorja
Sot do të jeni një vullkan plot me ide dhe për të tjerët nuk do të jetë e lehtë që t’ju rrinë mbrapa. Por, gjithsesi, ju mos u ndalni nga asgjë dhe ndiqni inspirimet tuaja, njëra prej tyre mund t’ju çojë larg.
Akrepi
Programi juaj i ditës së sotme do të jetë i dendur dhe intensiv, por vullneti juaj edhe më i vendosur: nuk do të jetë e lehtë sigurisht, por në mbrëmje kur të shihni mbrapa do të kuptoni se lodhja ju ka sjellë “frute”.
Shigjetari
Është e nevojshme që t’u jepni fund disa situatave, por edhe marrëdhënieve me disa njerëz. Do të jetë një ditë ideale për ta bërë këtë gjë. Më pas çlodhuni plotësisht, duke shkuar në vende të reja me miq të rinj.
Bricjapi
Bëni kujdes që të mos jini të bezdisshëm ndaj një personi që e çmoni shumë: njohja juaj nuk është shumë e thellë, ndaj merrni në konsideratë faktin që mos ta vini në siklet.
Ujori
Mos jini keqdashës në interpretimin e sjelljes së një personi që e doni shumë. Ju në të vërtetë nuk e njihni realitetin e tij/saj. Mundohuni ta gjeni lumturinë tuaj në gjëra të vogla.
Peshqit
Mjafton që sot të përqendroheni më shumë në gjërat që do të bëni. Nga pasditja e më pas gjithçka do të vazhdojë shumë mirë, ndryshoni programet tuaja të zakonshme dhe eksperimentoni diçka të re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.