Horoskopi

Horoskopi për datën 13 prill 2015

horoskopiDashi

Perspektiva të mira në lidhje me një projekt me të cilin po merreni prej kohësh. Përdorni gjithë energjinë dhe përgatitjen tuaj. Mbani nën vëzhgim të afërmit sot, sepse nuk do të jenë mirë nga shëndeti.

Demi

Sot mund të merrni në të gjitha drejtimet, propozime shumë interesante. Vlerësoni dhe vendosni për pasojat, por mos u vononi shumë. Është koha për miqësi të mëdha dhe të reja.

Binjakët

Jeni shumë të lodhur dhe të dekurajuar në këtë periudhë. Përpiquni të bëheni të fortë. Gjërat do të ndryshojnë vetëm nëse do të doni ju që të ndryshojnë. Jupiteri dhe Saturni do t’ju mbështesin.

Gaforrja

Dashuria dhe afeksioni nuk do t’ju mungojnë, por duhet të dini të mblidhni te gjërat e vogla lumturinë për të jetuar në harmoni. Do të diskutoni me të afërmit ose me fqinjët. Mendohuni mirë përpara se të flisni.

Luani

Pasdite vonë do të surprizoheni: në dashuri në mbrëmje janë të mundura takime të reja dhe interesante. Ndërsa disa të tjerë do të takohen me ish-partnerët/et e tyre.

Virgjëresha

Mendohuni përpara se të flisni. Do të keni tendencë të fyeni dhe të kritikoni. Dikush ju do në fshehësi dhe mezi po pret t’jua thotë. Shpesh jepni përshtypjen se ju i “shtypni” njerëzit.

Peshorja

Mos ndërhyni dhe mos merrni pjesë në gjërat që nuk ju takojnë. Jini tolerantë sot me ato që ju rrethojnë. Është e nevojshme të jeni vetvetja. Këshillohuni nga një ekspert për çështjet e punës.

Akrepi

Do të jeni shumë aktiv dhe praktik. Një miqësi e re nuk do të jetë aq interesante sa ju e mendoni. Uluni në tavolinë me të afërmit tuaj për zgjidhjen e problemeve.

Shigjetari

Do të keni probleme me bankat dhe financat për marrje borxhesh ose kredish: refuzime të mundshme për shkak dokumentacionesh të pamjaftueshme. Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për ju.

Bricjapi

Për të lindurit ditën e hënë mund të ndodhin gjëra të këqija në dashuri. Ndërsa ata që kanë lindur ditën e mërkurë do të marrin propozime interesante. Sot tregohuni persona të paqtë dhe mitik.

Ujori

Dielli dhe Jupiteri për disa do të jenë katalizatorët e duhur për çdo formë suksesi. Ndërkohë, është e kotë të merreni me gjëra që nuk kanë rëndësi. Më mirë që tregoheni të matur në çdo gjë që do të bëni.

Peshqit

Jini të durueshëm. Një situatë kritike do të zgjidhet në mënyrën më të përshtatshme. Prisni përpara se t’i futeni një historie e cila mund t’ju kthehet në një bumerang. Reflektoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button