Horoskopi

Horoskopi për datën 13 shkurt 2015

horoskopiDashi

Dështimi i përkohshëm i një plani nuk duhet t’ju shkurajojë aspak. Bëni një përpjekje të re këtë mëngjes, sepse do të favorizoheni shumë.

Demi

Mos i lejoni familjes tuaj që t’ju marrë gjithë energjitë dhe kohën më të madhe të ditës, sepse nuk duhet të harroni një impenjim në drekë.

Binjakët

Përpiquni që të lëvizni sa më shpejt të mundni kur gjatë pasdites do t’ju vijë në mendje një gjë të cilën e kishit harruar ta bënit në mëngjes.

Gaforrja

Shijojeni momentin e bukur që po kaloni falë pajtimit me një të afërm me të cilin gjithmonë keni pasur raporte jo të mira. Do të lumturoheni shumë.

Luani

Përjashtoni nga mendimet tuaja një person që ka fuqinë t’ju prishë humorin. Në mbrëmje lexoni një libër të bukur që e kishit lënë mënjanë.

Virgjëresha

Pavarësisht gjithë fjalëve të bukura dhe propozimeve ju ende nuk do të mund ta bëni atë për vete. Ndaj, largohuni për të kuptuar nëse jua ndien mungesën.

Peshorja

Mos u nxitoni në gjykimin e një situate: ju mungojnë edhe disa elemente shumë të rëndësishme. Në punë impenjohuni edhe më shumë.

Akrepi

Xhelozia juaj është absolutisht e pamotivuar që nga momenti kur janë implikuar arsyet për të cilat nuk është e drejtë që ju ndiheni posesiv ndaj tij/saj.

Shigjetari

Dita e sotme do t’ju duket sikur nuk do të kalojë kurrë, përderisa do të ndiheni tepër dembel në punë dhe në gjithçka tjetër që do të bëni.

Bricjapi

Sot do t’ju kërkohet një sforcim i vogël, që në fund do t’ju lejojë që të ndodhë diçka e rëndësishme: nuk do të jetë e lehtë, por në fund do të gëzoheni.

Ujori

Mos u afeksiononi shumë pas idesë tuaj të fundit. Ka disa gjëra të cilat nuk do të funksionojnë në mënyrën se si ju do të donit. Kujdesuni për duart.

Peshqit

Nesër mos u fusni në krizë nga një e papritur. Nëse jeni tip krijues mund t’i zgjidhni shumë shpejt gjërat sipas vullnetit tuaj. Vishuni mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button