Horoskopi

Horoskopi për datën 15 janar 2015

horoskopiDashi

Do të ishte mirë që të kishit një sens përgjegjësie, pranoni më shumë detyra nga sa mund të bëni sot. Fundja kjo gjë nuk ndodh shumë herë.

Demi

Shumë zhurmë nuk bën asgjë: jini të rezervuar me gjërat tuaja. Nëse keni imagjinuar një botë ndryshe, sot do të “provoni” atë realen.

Binjakët

Venera është absolutisht në anën tuaj dhe do t’ju bëjë shumë tërheqës. Por ajo që ju intereson nuk do të realizohet gjithsesi.

Gaforrja

Kontrolloni afatin e biletave, llogarive dhe dokumenteve. Paratë do të vijnë e do të ikin. Në punët mundësitë duhet t’i kapni në ajër.

Luani

Nëse do të dini se jeni në qendër të vëmendjes së dikujt mjafton që të falni një buzëqeshje ose të pranoni një ftesë për kafe.

Virgjëresha

Fati do të favorizojë sot vetëm të lindurit ditën e diel. Të tjerët do të kalojnë një ditë të kënaqshme, por jo edhe aq emocionuese.

Peshorja

Mos u pezmatoni nga kohët e këqija. Mundohuni që t’i kapërceni gjërat nëpërmjet një mënyre të re. Merkuri duket sikur do t’ju braktisë sot.

Akrepi

Do të ndieni një nevojë të brendshme shumë të madhe për t’u kthyer si fëmijë dhe për t’i rijetuar gjërat e adoleshencës tuaj.

Shigjetari

Një person që nuk e imagjinonit kurrë po ju mendon në mënyrën e duhur: përse nuk i jepni një shans? Ndaj gjërave të vjetra do të ndieni një boshllëk.

Bricjapi

Bëni hapat e duhur për të gjetur një punë të re më interesante. Beqarët do të gjejnë një shoqëri të mirë, që ku i dihet se si mund të përfundojë!

Ujori

Vëreni shpirtin në paqe: dikush që ju pëlqen do të vonohet më shumë se sa e imagjinonit. Ndaj argëtohuni duke bërë aktivitete të ndryshme.

Peshqit

Në gjithçka që bëni kini parasysh faktet dhe jo fjalët. Këtë gjë kërkojeni edhe nga të tjerët. Gjithsesi mundohuni të jeni edhe miqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button