Horoskopi

Horoskopi për datën 15 prill 2015

horoskopiDashi

Do të mundoheni që të hiqni prej vetes përgjegjësitë, ndoshta duke ua ngarkuar të tjerëve, por duhet të bëni kujdes se mos zbuloheni nga shefi. Nuk do të mërziteni, sepse këtë fazë do ta kaloni me personin e dashur.

Demi

Në punë mund të keni probleme, sepse dikush po ndjek rrugëtimin tuaj dhe ky mund të jetë një koleg ziliqar që do t’ju shkatërrojë. Por Mërkuri do t’ju ndihmojë që të keni sukses e të dilni mirë.

Binjakët

Sot do të keni të bëni me një person të cilin nuk e shihni prej kohësh dhe me të cilin marrëdhëniet i kini të rralla. Të reja të mira për ata që janë studentë dhe praktikantë. Jini më të gjindshëm.

Gaforrja

Mos i përçmoni rastet e mira. Konfuzioni dhe pavendosmëria do të jenë të theksuar gjatë ditës së sotme. Ndiqni këshillat e miqve. Beqarët do të bëjnë takime shumë të mira, por gjithsesi mos u nxitoni.

Luani

Një njeri shumë i vlerësuar sot mund t’ju propozojë për të bashkëpunuar për një projekt shumë interesant. Çlodhuni ose mundohuni të argëtoheni. Shmangni vendet mbytëse.

Virgjëresha

Binduni se një situatë nuk mund të ecë më përpara. Bëni gjënë e duhur. Jini më të qartë kur të flisni sot, në mënyrë që të tjerët t’ju kuptojnë plotësisht. Jini më praktikë për situatat tuaja ekonomike.

Peshorja

Do të diskutoni me një eprorin tuaj, për shkak të një keqkuptimi që ju ka vënë në dritë të keqe, por që gjithsesi do të arrini të merreni vesh. Një sjellje e personit të dashur do t’ju trishtojë, por mos reagoni direkt.

Akrepi

Modelojeni xhelozinë tuaj. Në dashuri do t’ju shfaqen arsye për të kuptuar se jo gjithmonë keni bërë zgjedhje të duhura. Një person që e doni do t’ju zhgënjejë prej sinqeritetit të tij.

Shigjetari

Sot do të takoni një person aspak të sinqertë dhe që sigurisht nuk është në anën tuaj: shmangni absolutisht çdo konfidencë. Mbajini për vete sekretet tuaja. Ndryshoni zakonet e ushqyerjes.

Bricjapi

Sot mund të merrni ndonjë kritikë të rëndësishme, e motivuar edhe nga karakteri juaj. Problemet në dashuri nuk zgjidhen duke xhelozuar. Mundësi të mira për të fituar në ndonjë lloj loje.

Ujori

E sotmja do të jetë ditë në të cilën do të jeni veçanërisht të zgjuar dhe të shkathët, gjithashtu do të jeni edhe pak me fat. Do t’ju bëjnë një vizitë të papritur. Mundësi të mira për vendime të drejta.

Peshqit

Mbrëmjen do ta kaloni më mirë vetëm sesa me shoqe e shokë të mërzitshëm. Lexoni një libër të mirë dhe përpiquni të shihni ndonjë film interesant. Mos u shqetësoni për të nesërmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button