Horoskopi

Horoskopi per daten 15 shkurt 2015

horoskopiDashi

Zgjidhini njerëzit me të cilët do të shoqëroheni sot dhe mos ia lini aspak rastit. Do të keni nevojë të keni pranë persona të besuar.

Demi

Dikush nga e kaluara do të bëhet i/e gjallë. Jini të gatshëm të tregoni edukatën tuaj, por lini të kuptojë se vendimi ju takon juve.

Binjakët

Përpiquni që të mos diskutoni me askënd sot. Do të jenë diskutime të mërzitshme dhe pa asnjë kuptim. Nëse jeni beqar do të merrni lajme të mira.

Gaforrja

Avantazhe nga paratë e personave të tjerë. Mund të kaloni një natë të këndshme, por mos jini polemikë me miqtë dhe falni ndonjë…shaka.

Luani

Çdo nxitim dhe veçanërisht natyra juaj kurioze mund t’ju dëmtojë sot. Mos u mundoni që të dini gjëra që të tjerët duan t’jua mbajnë të fshehta.

Virgjëresha

Do të keni raste të mira që t’i shfrytëzoni për një të ardhme sa më të mirë. Miqësia që ju rrethon duhet të jetë sidomos e sinqertë. Bëni kujdes!

Peshorja

Do të prisni një lajm që mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Por mundohuni t’i mobilizoni shpejt gjërat, sepse burokracia mund t’ju bëjë një shaka të hidhur.

Akrepi

Dedikojini pak kohë vetes suaj, në drejtim të pamjes dhe të veshjes. Do t’ju duhet të bëni zgjedhje të papritshme sot për të cilat nuk do të keni kohë të mendoheni.

Shigjetari

Të reja në dashuri. Harmoni me fëmijët. Bëni një shëtitje në një vend të gjelbëruar. Shumë të favorizuara do të jenë takimet mondane.

Bricjapi

Nëse dikush ju eliminon nga miqësia në Facebook, mos kini frikë: në fund të fundit do t’ju falë kënaqësi. Është koha që të seleksiononi miqtë.

Ujori

Do të keni një komunikim të shkëlqyer sot me të gjithë. Do të jeni në humor të mirë. Kontakto edhe me të huaj. Propozim interesant për një udhëtim.

Peshqit

Sot mos u bëni konfidencialë absolutisht me askënd. Shumë thashetheme po përhapen për ju kjo falë të “besuarve” me të cilët flisje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button