Horoskopi për datën 16 dhjetor 2014
Nëse keni ndër mend të blini diçka, një pajisje shtëpiake, një kompjuter ose telefon, mund të merrni kredi, ose borxh te një mik i besuar.
Demi
Sot do të keni një sjellje vërtet për t’u admiruar, do të jeni të qetë dhe tolerantë përball dikujt i cili do të bëjë gjithçka që t’ju shqetësojë. Mos reshtni së besuari në personalitetin tuaj.
Binjakët
Keni të drejtë nëse mendoni se ndjenja juaj nuk është më ajo e dikurshmja. Por duhet të pranoni se rutina shpesh e “keqtrajton” dashurinë, por nuk e shkatërron atë!
Gaforrja
Shpenzime të papritura. Ditë elektrizuese për të lindurit në ditën e diel dhe të enjte. Jupiteri do të “mirëqeverisë” ditën tuaj, ndërsa Venera do t’ju ofrojë mundësi të mira në aspektin e dashurisë.
Luani
Mund të grindeni me dikë që nuk ju duket simpatik. Ndaj më mirë shmangeni këtë gjë duke qëndruar me peronat që i vlerësoni dhe që i keni për zemër. Dhuroni sa më shumë buzëqeshje.
Virgjëresha
Gjeni kohën dhe mënyrën për t’ju dedikuar partnerit tuaj që duket i zhgënjyer nga sjellja juaj. Sot do të jeni në humor të “zi”. Përpiquni të qetësoheni, ndoshta duke dëgjuar muzikë.
Peshorja
Mos i besoni dhe mos u mbështesni shumë te miqësitë e paqëndrueshme. Do të ndiesh nevojën për të t’u larguar, për të ndryshuar qytet, vendin e punës, miqësitë dhe dashuritë!
Akrepi
Do të dilni me një mik që nuk e shihni prej shumë kohësh. Ditë “speciale”. Do të përjetoni emocione të forta dhe do të keni avantazhe në gjithçka. Ndërkaq do të gëzoheni edhe me një dorë të mirë parash.
Shigjetari
Ditë e çuditshme do të jetë kjo e sotmja për ju të shenjës së shigjetarit. Mund të zbuloni një sekret. Mos u besoni premtimeve false. “Lëvizni” përpara se të jetë vonë.
Bricjapi
Sot do të jetë një ditë e mirë nëse do të dini të kuptoni partnerin tuaj për zgjedhjet që ai ka ndërmarrë pa ju pyetur ju. Beqarët nuk do të mund të gëzojnë një ditë të shkëlqyer. Mos u ankoni shumë!
Ujori
Sot do të debatoni me dikë të dashur. Mos e lini veten të përfshihet nga ngjarjet e ndryshme. Do t’ia dilni vetëm nëse do të mbani qëndrimin e duhur. Mundohuni të jeni sa më të kuptueshëm dhe të qetë.
Peshqit
Luftojeni stresin duke vrapuar aq sa të mundni. Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Përpiquni të “rilindni” dhe t’u bëni ballë problemeve që ju kanë mbërthyer këtë periudhë.