Horoskopi

Horoskopi për datën 16 mars 2015

horoskopiDashi

Mundohuni t’i shihni një herë gjërat në sensin pozitiv. Krijoni një situatë të qetë dhe gjeni mënyrën që ndjesia t’ju përshkojë. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të qenë mirë dhe që gjërat të shkojnë mbarë.

Demi

Humori i keq në mëngjes do t’ju zbehet nga një mendim i bukur, i cili do t’ju shfaqet pak para mesditës; përqendrohuni mbi të dhe mos e prishni të gjithë ditën tuaj. Në mbrëmje, nëse dilni me një shoqe, do të argëtoheni shumë.

Binjakët

Këtë të hënë provoni të bëni diçka që nuk e keni bërë kurrë, duke ndryshuar pak zakonet tuaja dhe duke insistuar të përfshini dhe një person që e doni me ju. Ndiqni një ide të çmendur nëse do të funksionojë.

Gaforrja

Java do t’ju fillojë me angazhime të mëdha, duke bërë hapa gjigantë në një drejtim të caktuar. Pasdite do të lumturoheni shumë nga lajmi për ardhjen e dikujt në mënyrë të papritur. Do të numëroni ditët.

Luani

Nëse personi tjetër ju ka kërkuar pak hapësirë, nuk duhet të vini në dyshim ndjenjat për të. Gjithsesi, mos kini frikë për të kërkuar çdo lloj përgjigjeje. Veshja do të bëjë shumë diferencë te ju sot.

Virgjëresha

Mos u bëni melankolik nga një kujtim i cili do t’ju vijë në mendje për shkak të një përsëritjeje. Përkundrazi, kujtimet mund t’ju bëhen të dobishme për diçka që keni ndërmend të bëni së shpejti.

Peshorja

Gjejeni inspirimin nga një mike e dashur për të realizuar atë që keni programuar: nuk do të jetë e lehtë që të filloni dhe ka shumë mundësi që gjërat të mos të shkojnë fiks ashtu siç i kishit menduar.

Akrepi

Përpiquni që të mos e “shtypni” një person, edhe pse nuk do të jeni dakord me atë që do të bëjë. Ju realisht duhet të jeni të gatshëm për ta ndihmuar që të shprehet dhe të çlirohet nga streset e shumta.

Shigjetari

Mos u besoni shumë përshtypjeve tuaja, por as edhe fjalëve të një personi që po përpiqet t’ju çojë drejt pikësynimit të tij, duke i bërë gjërat gjithnjë e më të vështira. Ndërkohë mos pretendoni gjithçka nga familja.

Bricjapi

Luajini mirë kartat tuaja, bëni paqe me ndjenjat tuaja dhe ndiqni instinktin: ia vlen që të shkoni pak kundër një bindjeje tuajën nëse kjo do t’ju ndihmojë që të gjeni qetësinë në vetvete për një çështje.

Ujori

Nuk është e thënë se ajo që po provoni është në kontrast me një ndjenjë të re. Mos e lini veten që të kushtëzoheni nga opinioni i ashpër i dikujt që realisht e kishit imagjinuar që do të vepronte kështu. Ndiqni rrugën tuaj.

Peshqit

Mundohuni që ta shoqëroni ju një person në një vendim që nuk arrin ta marrë, sepse në të vërtetë i mungon kuraja. Në mbrëmje anuloni impenjimet dhe bëjini një surprizë njeriut të zemrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button