Horoskopi për datën 17 dhjetor 2014
Do të merrni komunikim të kënaqshëm rreth një projekti të ri për ta vënë në zbatim. Do të jeni shumë të dashur ndaj personit që doni, do të dëshironi të kaloni më shumë kohë me të dhe kjo është e rëndësishme.
Demi
Do të shpërbleheni më shumë nga sa e kishit imagjinuar dhe kjo do t’ju bëjë shumë të lumtur, sepse pas shumë kohësh do të bëni shpenzime personale. Do të keni mundësi që të forconi marrëdhënien tuaj dashurore.
Binjakët
Nuk duhet t’u jepni rëndësi vetëm gjërave te të cilat besoni, sepse rrezikoni që të mos keni një vizion real të gjërave që ju rrethojnë. Do të pëlqeheni nga të tjerët dhe kjo do t’ju bëjë aktiv.
Gaforrja
Do të keni mundësi që të zbuloni një person i cili ju ka bërë keq. Do t’ia thoni hapur ato që mendoni ndërsa do ta largoni me një sjellje të ashpër dhe të vendosur. Favorite do të jenë takimet e reja.
Luani
Pranë jush ndodhet një koleg ziliqar që dëshiron t’ju “shkatërrojë”. Por Mërkuri do të favorizojë dialogun dhe ju do të shpreheni me shumë qetësi dhe të drejtë përballë çdokujt, edhe ndaj personit të zemrës.
Virgjëresha
Një vonesë jo për faj të neglizhencës tënde do të transformohet në një ngjarje publike dhe kjo gjë do t’ju bezdisë shumë, sidomos për komentet që do t’ju bëjnë. Në dashuri do të kaloni një moment magjik.
Peshorja
Nuk duhet të shqetësoheni nga një fazë “bllokimi”. Është mirë që të reagoni me paramendim duke u mësuar që të pranoni edhe fazat negative. Do të keni mundësinë që të njihni një person në mënyrë të pazakontë.
Akrepi
Shumë gjëra do të “futen” në rrugë të mbarë dhe ju më në fund do të filloni të buzëqeshni. Por me partnerin nuk duhet të heshtni më, sepse problemet duhet t’i ballafaqoni sa më shpejt për të mos rrezikuar.
Shigjetari
Përpiquni që të bëheni të dobishëm për një familjarin tuaj, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Mos e harroni asnjëherë këtë!
Bricjapi
Shumë persona mund të tentojnë t’ju vënë në vështirësi, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Tregohuni tolerantë ndaj një personi të bezdisshëm sot.
Ujori
Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nëse jeni beqarë mund të takoni një person të mrekullueshëm i cili do t’ju magjepsë.
Peshqit
Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mundohuni që të mos i besoni dikujt i cili më pas mund t’ju vërë në vështirësi. Jupiteri do t’ju favorizojë në marrëdhëniet e punës.