Horoskopi

Horoskopi për datën 20 prill 2015

horoskopiDashi

Një klimë besimi nuk do t’ju mungojë aspak sot, kështu që mund të shpresoni ende. Do të mund të zgjidhni edhe disa probleme rreth dashurisë.

Demi

Fat në dashuri: njohje të reja, miqësi, takime të rëndësishme, dhe lumturi. Moment i përshtatshëm për të filluar një projekt dhe për ta konkretizuar.

Binjakët

Zhgënjim prej asaj që dëshironit dhe që iu ishte kërkuar. Janë të shumtë gabimet e vlerësimeve të bëra dhe që do të bëni. Beqarët do të rijetojnë një vetmi të thellë.

Gaforrja

Ju pret një transferim i vogël. Mundohuni të relaksoheni dhe mos humbni kohë për atë vendim. Mërkuri mund t’ua bëjë irrituese ditën e sotme. Kjo periudhë me pak fat ka për të kaluar shumë shpejt.

Luani

Do të jeni ambiciozë dhe të zotë. Do të keni ide të qarta, mendje të ndritur. Mund të merrni rezultate të shkëlqyera në punë. Sot në dashuri do të ndiheni pothuajse të trishtuar gjatë gjithë kohës.

Virgjëresha

Mos e hidhni poshtë mundësinë e fundit që ju ka dhënë partneri. Mund të pendoheni përgjithmonë. Bëni shumë kujdes, sepse sot një person veçanërisht ziliqar dhe xheloz për ju mund t’ju japë një këshillë të gabuar.

Peshorja

Do të merrni një mesazh jo fort të këndshëm nga një mesoburrë i cili është mësuar të japë urdhra. Duket se do të haseni me shumë vështirësi sot pothuajse në çdo drejtim.

Akrepi

Do të zbuloni diçka të re për sa i përket punës suaj. Në mbrëmje do të jeni paksa melankolikë. Ndërkohë përpara se të merrni vendime të rëndësishme, analizoni mirë situatat dhe besojuni pak njerëzve.

Shigjetari

Duhet të jeni më të vendosur në përballimin e problemeve tuaja, sepse në të vërtetë ju ndjeni mosbesim dhe mungesë kuraje për t’i pranuar gjërat ashtu siç ato janë.

Bricjapi

Vërini në përdorim aftësitë tuaja dhe përpiquni që të filloni një rrugëtim alternativ. Nëse ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar, mundohuni t’i kapërceni pengesat këtë ditë. Fantazoni më shumë.

Ujori

Të reja të bukura për këdo që po kalon një dashuri të komplikuar ose ekstra. Ndërsa ata që po përjetojnë një lidhje të fshehtë duhet të bëjnë kujdes ndaj fjalëve që po përhapen.

Peshqit

Besojuni vetëm personave me besim ekstrem dhe mundohuni të mbani larg shpifësit dhe kureshtarët për çdo gjë. Sot, partneri juaj, nëse ka lindur ditën e premte, do të jetë nevrik, ndaj ruani durimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button