Horoskopi

Horoskopi për datën 20 shkurt 2015

horoskopiDashi

Lëreni pas shpine gjithçka që ju bezdis, nuk do të jetë e lehtë, por rëndësi ka që të përpiqeni. Mos jini shumë dyshues ndaj një personi që së fundmi nuk arrini ta inkuadroni mirë.

Demi

Lini mënjanë ato që keni mësuar këto ditë të fundit, sepse kjo gjë do t’ju jetë shumë e dobishme “nesër”. Mos u nxitoni në gjykimin e një personi dhe mos interpretoni atë që do të thotë.

Binjakët

Sot besojini rastësisë: veproni pa menduar për personin për të cilin po bëni një sakrificë, më pas thjesht prisni dhe shihni se çfarë do të ndodhë, sepse nga kjo mund të kuptoni disa gjëra të rëndësishme.

Gaforrja

Është rasti që t’u jepni fund lojërave dhe të jeni pak më të qartë dhe sidomos të sinqertë; mos kini frikë që të ndani me dikë diçka që e keni në mendje prej disa kohësh. Personi do t’ju ndihmojë.

Luani

Sot do të pushtoheni nga ndjenja kontradiktore me njëra-tjetrën e që do t’ju bëjnë me dhembje koke. Nuk do të jetë aspak e lehtë të vini rregull mes tyre; sa më shumë të mendoni, aq më keq do të jetë.

Virgjëresha

Sot do t’ju duhet një përpjekje shumë e madhe për t’i rezistuar tundimit që të merrni diçka që e dëshironi shumë. Mendoni më shumë për pasojat sesa për kënaqësinë e momentit.

Peshorja

Ndihma që po ju japin miqtë tuaj do t’ju hapë zemrën, por faktikisht nuk do të jetë edhe shumë e dobishme në sensin praktik; gjithsesi idetë e tyre do të jenë pikënisje.

Akrepi

Mos u ndikoni nga opinioni i një personi, edhe pse do t’ju duket si një ndjeshmëri e ngjashme me tuajën: këtë herë situata është e ndryshme, ndaj të paktën një herë të vetme shkoni kundër sjelljeve të zakonshme.

Shigjetari

Mos i lini qëllimet tuaja të mira vetëm në mendjen tuaj: lëvizni dhe bëjeni ju hapin e parë. Kjo gjë do të shpejtojë gjërat dhe do t’ju sjellë lumturi jo vetëm juve.

Bricjapi

Të qenët gjithnjë të pranishëm për personat që doni shumë, është një gjë e mirë, por përpiquni të mos e ekzagjeroni në këtë drejtim, sepse mund të bëheni pak të bezdisshëm.

Ujori

Përfundojini sa më parë gjërat që ju interesojnë. Filloni ta vini punën përpara që në mëngjes dhe mos u gënjeni aspak nga fakti se “ka ende kohë”. Kujdesuni pak më shumë për pamjen tuaj.

Peshqit

Mos rrini gjithmonë duke parë nga qielli: sot është një ditë e mirë për të marrë në dorë situatën dhe të gjeni mënyrën që do të dëshironi të kaloni ditën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button