Horoskopi për datën 21 shkurt 2015
Kjo e shtunë do të jetë një ditë e veçantë gjatë të cilës zakonet tuaja të përditshme do të revolucionarizohen. Nëse do të organizoni mirë programin tuaj do të kënaqeni.
Demi
Nesër mos u tutni që të ndiqni instinktin kur do t’ju “thotë” të vraponi menjëherë te një person i cili po kalon një moment pak të komplikuar.
Binjakët
Sot përgatituni për një surprizë të bukur që do t’ju bëhet nga një grup miqsh të cilët nuk i shihnit prej pak kohësh. Në mbrëmje dërgojini në një vend special ku keni dashur gjithmonë ta ndani me ta.
Gaforrja
Kjo e shtunë do të jetë një ditë mjaftueshëm e ngarkuar nëse impenjimet tuaja kanë nevojë që të riorganizohen. Mundohuni që pasditen ta mbani të lirë, sepse familja ka nevojë për ju.
Luani
Duhet të jeni të aftë për të gjetur ekuilibrin e duhur për të ndihmuar një person dhe jo duke e lodhur më shumë atë. Bëhet fjalë për një njeri tuajin të dashur.
Virgjëresha
Sot jini e sinqertë me një shoqe dhe tregojini asaj një dobësi tuajën, kjo do t’ju bëjë më të mirë në meritë të disa çështjeve për t’u përballuar së bashku.
Peshorja
Pavarësisht se ju jeni mësuar t’u besoni këshillave të një personi të dashur, këtë herë do të ishte mirë që të ndiqni vetëm mendimet dhe ndjeshmëritë tuaja. Vetëm ju do të mund ta kuptoni veten tuaj.
Akrepi
Propozimi që do t’ju bëjë një mike do t’ju vendosë në kushtet e revolucionarizimit të sjelljeve të zakonshme, por në mënyrë që vërtetë ia vlen. Në mbrëmje bëni pak pushim.
Shigjetari
Sot mos u vendosni limite mundësive tuaja, pranojini ftesat që do t’ju bëhen, edhe ato që nuk ju bindin shumë. Mëngjesin do ta nisni me një takim shumë interesant që në të ardhmen do t’ju sjellë diçka të bukur.
Bricjapi
Boshatiseni mendjen dhe ndiqni instinktin ndërkohë që do të flisni me një person që ju pëlqen shumë. Zgjidhni një veshje jo shumë provokuese, për të mos e vënë atë në siklet.
Ujori
Nëse do t’ju ndodhë diçka e pazakontë sot, mos keni frikë të përballeni vetëm sepse bëhet fjalë për diçka ndryshe nga përditshmëria juaj. Në darkë dilni me dikë për të projektuar ide.
Peshqit
Mos u turpëroni nga përballja me një person që sapo e keni njohur, përkundrazi përfitoni që të afroheni me të. Do të mësoni diçka shumë të dobishme. Në darkë merrni pjesë në një ngjarje speciale.