Horoskopi

Horoskopi për datën 23 mars 2015

horoskopiDashi

Sot duhet të jeni të ftohtë dhe nuk duhet të influencoheni minimalisht nga ajo që do të doje të ndodhte; veçanërisht në mëngjes përcaktoni diçka fikse dhe mos u ndikoni nga asgjë dhe askush.

Demi

Bëjeni çdo gjë hap pas hapi: është e vërtetë se mezi prisni që të çliroheni nga një problem, por nuk do ta keni të mundur që ta bëni shumë shpejt, sepse do të humbiste edhe cilësia.

Binjakët

Vendimet që duhet të merrni sot do të jenë shumë të vështira, ndaj përdorni gjithë energjinë tuaj maksimale. Bëni kujdes nëse do t’i jepni makinës për një udhëtim të gjatë dhe sidomos natën.

Gaforrja

Shmangni vendimet e nxituara. Bëni kujdes për humbjet dhe vjedhjet e disa sendeve. Në familje do të diskutoni. Në dashuri do të përjetoni emocione të forta.

Luani

Sot do të merrni një ndihmë të çmuar prej dikujt. Mbajeni atë një mik/mike për të gjithë jetën. Është një person shumë me vlera. Në sferën e dashurisë gjërat nuk do t’ju shkojnë mirë.

Virgjëresha

Mos i vini veshin atyre që ju rrethojnë. I dashuri ose e dashura juaj nuk është aspak ashtu siç e “pikturojnë të tjerët. Ndërkohë, një telefonat ose një e-mail mund t’ju prish ditën.

Peshorja

Propozime të nxituara nga dikush që nuk ka aspak për zemër interesin tuaj. Jini të kujdesshëm. Ndërkohë, mos e tradhtoni besimin e një miku tuaj, mos ia nxirrni sekretet.

Akrepi

Shmangni veprimet impulsive. Bëjini gjërat me qetësi. Jini më të thellë në mendime. Mos u mashtroni nga rastet që në dukje janë të bukura. Gjykojini të gjitha anët e një çështjeje.

Shigjetari

Perspektiva të mira për të filluar një aktivitet që e keni pasur në mendje prej kohësh. Sot duhet të tregoheni veçanërisht më të sigurt në vete dhe të kini ide të qarta. Mos jini dembel.

Bricjapi

Sot duhet të jeni shumë të qetë për të përballuar me partnerin tuaj një çështje shumë të rëndësishme. Kjo do të jetë periudha e intuitës: edhe ëndrrat mund t’ju sugjerojnë mesazhe domethënëse.

Ujori

Shmangni thashethemet. Shpenzojeni kohën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në dashuri duhet t’i mendoni edhe më mirë gjërat se ku keni arritur. Në familje jini më të qetë.

Peshqit

Nëse keni fituar pak sukses kjo ka ardhur për shkak të popullaritetit tuaj ndaj tani dhe më pas është koha që të veproni konkretisht për ta mbajtur apo për ta rritur atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button