Horoskopi

Horoskopi për datën 23 shkurt 2015

horoskopiDashi

Merrini gjërat më me lehtësi dhe boll më me përshtypje që ju i krijoni me pa të drejtë. Bëjuni ballë çështjeve një nga një dhe mos kini frikë të jeni pak të ashpër në një diskutim të rëndësishëm.

Demi

Shtrëngoni dhëmbët dhe ecni përpara pa u frikësuar nga njerëzit rreth jush. Sa më shumë të hamendësoni gjëra me mendjen tuaj aq më keq do t’i bëni vetes. Bëni patjetër diçka për të ndryshuar situatën.

Binjakët

Mblidhini të gjitha rastet e bukura që do t’ju paraqiten gjatë kësaj dite dhe ndajini me disa persona, të cilët do të jenë shumë të lumtur për objektivat tuaja. Gjatë kohës së lirë ndërroni ambient.

Gaforrja

Mos u kushtëzoni nga fillimi i vështirë i kësaj dite dhe për pasojë e kësaj fillimjave: në të vërtetë do të jetë diçka e mirë, sepse do të hiqni qafe shpejt dhe në të njëjtën kohë shumë probleme.

Luani

Kjo e hënë do të jetë e komplikuar, por në të njëjtën kohë shumë e rëndësishme; përballojeni një problem duke u konsultuar me dikë, sepse do t’ju vijë në ndihmë në një mënyrë që nuk e kishit imagjinuar.

Virgjëresha

Mos i lejoni angazhimet e shumta që keni sot t’ju mposhtin. Merrini me radhë dhe me qetësi. Vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i mbaroni shpejt detyrat tuaja dhe të lumturoheni për aftësitë tuaja.

Peshorja

Jini të sinqertë me veten tuaj, mos kini frikë që t’i jepni një emër problemit që ka kohë tashmë që ju mundon. Flisni me një person që e besoni shumë. Do të jetë hapi i parë drejt një zgjidhjeje.

Akrepi

Jeni pak mbrapa me lënien e “gjurmëve” tuaja dhe do të jetë shumë e vështirë që të rikuperoni vonesat. Gjithsesi gjeni mënyrën për t’u qetësuar sa më shumë nga zhgënjimet prej vetes.

Shigjetari

Nëse ju pëlqen të flisni shumë, këtë gjë mos e bëni gjatë paradites së sotme. Por përqendrohuni mbi atë që duhet të bëni, përndryshe nuk do të arrini ta përfundoni.

Bricjapi

Sot do të merrni një sërë këshillash jo të kërkuara nga ju, por që do t’ju shërbejnë shumë. Mos u bëni krenarë dhe ndiqini ato pa u menduar dy herë. Ajo që ka rëndësi është rezultati i mirë apo jo!

Ujori

Përgatituni për një të hënë stresuese, me shqetësime e plot angazhime. Duhet të jeni të zgjuar në zgjidhjen e detyrave në punë. Pasdite takimi me një shoqe do t’jua bëjë më të lehtë një çështje.

Peshqit

Sot bëni pak pauzë dhe vëzhgoni gjithçka që do të ndodhë përreth jush dhe më pas reflektoni me kujdes për të kuptuar të dhënat me objektivitet. Kjo është gjithmonë një mënyrë e mirë për sukses.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button