Horoskopi për datën 24 janar 2015
Këtë të shtunë merreni pushim absolut, ose të paktën gjatë kohës së parë të ditës: keni akumuluar mjaft lodhje mendore, po ashtu edhe fizike.
Demi
Mos e lejoni ndjenjën e fajit tuaj që t’ju ndalojë t’i kërkoni falje personit të zemrës, të cilin e keni lënduar vërtet shumë. Flisni sa më hapur me të.
Binjakët
Sot do ta keni ju në dorë çelësin për të bërë të lumtur dy persona për ju shumë të afërt: kanë shumë kohë që ju kërkojnë ndihmë, ndaj sot përpiquni t’i ndihmoni.
Gaforrja
Mos e ndaloni veten që të mos bëheni pjesë e një iniciative tek e cila besoni shumë dhe keni kontribuar për ta promovuar, për shkak të një dobësie të vogël.
Luani
Sot bëni gjithçka që ju pëlqen më shumë: do të keni kohën dhe rastin, por edhe rrethanat do të jenë të gjitha favorizuese. Mos harroni premtimin që i keni bërë një mikeje.
Virgjëresha
Një ide pak e çmendur do të jetë “motori” i një serie aktivitetesh të cilat do t’ju kënaqin pa masë, por edhe do t’ju bëjnë më krijues. Mos hiqni dorë as nga një takim i rëndësishëm.
Peshorja
Mos jini të nxituar në gjykimin tuaj kundrejt sjelljes së një personi: mbase ka qenë i ngarkuar dhe me shumë nxitim. Për pamjen tuaj, bëni më shumë kujdes.
Akrepi
Konfuzionin tuaj kthejeni në një pikë të fortë: duket paradoksale, por nëse do t’ia dilni të përballoni gjithçka me pak lehtësi, mund të kuptoni atë që dëshironi.
Shigjetari
Mos e kapni shumë me veten në rastin kur është e nevojshme të keni një eksperiencë shumë të gjatë kur ju nuk e keni. Bëjini gjërat me qetësi.
Bricjapi
Përsëritja e disa sjelljeve nga ana e një personi mund t’ju nervozojë: bëni kujdes që të mos e ekzagjeroni me tonin. Pasi të ketë kaluar gjithçka, do ta kuptoni rëndësinë e përmbajtjes.
Ujori
E shtuna juaj e sotme do të jetë ajo e duhura për të përjetuar shumë gjëra të bukura, disa prej të cilave edhe nuk i keni pritur kurrë. Në mbrëmje vishni veshjen e preferuar.
Peshqit
Gjatë ditës së sotme do të ndiqni programet tuaja të preferuara, mos lejoni askënd që t’ju bezdisë. Tejkaloni çdo shqetësim të vogël gjatë ditës së sotme për të kaluar bukur.