Horoskopi

Horoskopi për datën 25 gusht 2014

horoskopiDashi

Dita e sotme do të jetë tepër romantike dhe jeta seksuale do të shkojë për mrekulli. Sa për punët në biznes, kjo nuk është dita më e mirë për të bërë investime. Ndonëse nuk do të funksionojnë tani, në të ardhmen investimet do të japin fryt.

Demi

Pasiguria që ju karakterizon nuk po jua bën jetën më të thjeshtë. Kini më shumë besim tek ata që ju rrethojnë dhe tek vetja. Në shoqëri do të keni një mosmarrëveshje, e cila mund t’ju kushtojë shumë. Tregoni kujdes!

Binjakët

Arroganca juaj do t’ju hapë probleme në familje, në çift dhe në shoqëri. Reflektoni me veten se çfarë mund të bëni ndryshe, që të mos të keni konflikte. Ndonëse ju duket sikur paratë i keni armiq, së shpejti do t’ju përqafojnë.

Gaforrja

Pasionet tuaja të shfrenuara nuk po jua bëjnë jetën më të thjeshtë dhe më të lumtur. Do të lodheni shumë për një punë të vështirë, por shpërblimi përfundimtar do t’ju bëjë të mendoni se ia ka vlejtur barra qiranë. Buzëqeshni!

Luani

Për shkak të një dashurie të humbur do të bëheni shumë agresivë. Mblidheni veten! Mund të ndodhë edhe më keq. Kujdesuni të ruani marrëdhëniet që i keni ndërtuar me shumë mund. Puna ka nevojë për më shumë vëmendje nga ju.

Virgjëresha

Sot do të jetë një ditë e mbushur me flirtime dhe njohje të reja. Por nuk do t’ju mungojnë problemet familjare. Neglizhenca që ju karakterizon po ju hap çështje të vështira për t’u zgjidhur. Silluni mirë me të tjerët.

Peshorja

Do të thoni fjalën e fundit në një çështje vendimtare. Përdorni arsyetimin e kthjellët për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këdo. Bëni kujdes me paratë, sepse po ju afrohet një krizë ekonomike. Planet familjare do të ecin mirë.

Akrepi

Jeni të mrekullueshëm! Çdo gjë që prekni ju kthehet në ar. Besojini vetes për çdo gjë, edhe nëse haseni me njerëz që do t’ju sulmojnë padrejtësisht. Në familje, mosmarrëveshjet do të zgjidhen falë balancës tuaj.

Shigjetari

Sot do të lëshoni një nga shigjetat tuaja më të mira drejt e në zemrën e dikujt. Për shkak se pozicioni i planetëve favorizon njohjet dhe dashuritë e reja, mos hezitoni të ndërmerrni rreziqe. Besoni tek aftësitë tuaja komunikuese.

Bricjapi

Fati nuk është në anën tuaj sot. Mund të mos tërhiqni vëmendjen e të tjerëve, por kjo nuk do të thotë se cilësitë tuaja janë të parëndësishme. Më tepër përkushtim ndaj punës, që ju mundëson stilin e jetesës që bëni.

Ujori

Gjendja juaj shpirtërore është e lëkundur. Yjet ju këshillojnë të merrni sa më parë një vendim nëse nuk doni të humbni të mirat që keni. Dashuria është e rëndësishme për ju. Pranojeni! Mos lejoni të tjerët të kenë ndikim në vendimet tuaja.

Peshqit

Dy dashuritë e pranishme në jetën tuaj do të vijnë drejt një fundi të hidhur. Përgatituni për dhimbje emocionale të cilat do të kalojnë bashkë me kohën që shëron gjithçka. Nga ana ekonomike, jeni në një anë të ndritur. Kini besim, yjet janë me ju!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button