☁️
Tiranë 9°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.58 ▲1.16%
ARI 5,014 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,860 ▲ +2.85% ETH $2,351 ▲ +8.03% XRP $1.5437 ▲ +6.65% SOL $96.2400 ▲ +4.29%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 27 mars 2015

horoskopiDashi

Ka shumë mundësi t’ju ndodhë të dashuroheni me shikim të parë. Personat që do të takojnë beqarët do të jenë të motivuar, të duhurit, të ekuilibruar dhe të interesuar për një raport në çift.

Demi

Lajme të vogla, por të mira në të gjitha aspektet, edhe në atë sentimental. Bëjani të ditur të tjerëve se po takoheni me një mashkull të ri, por këtë herë për një marrëdhënie serioze.

Binjakët

Një ndryshim, një fund dhe një fillim i ri për çiftet që kanë kaluar një moment revolucioni dhe transformimi. Beqarët do të zhgënjehen nga largimi i personave interesantë dhe miqësorë.

Gaforrja

Një rival ose rivale do të arrijë të prishë marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do të takojnë persona që do t’i përdorin për favoret e tyre ndërsa më vonë do t’i braktisin.

Luani

Personat që janë çift do të kenë mungesë dëshire ndaj partnerit, mungesë dashurie dhe shumë shpejt kjo gjë do t’ju hapë probleme. Beqarët do ta kuptojnë se kanë harxhuar kohë me persona të kotë.

Virgjëresha

Një burrë serioz do t’ju ndihmojë jo pak për të gjetur rrugën e duhur. Për beqarët janë parashikuar takime interesante, të cilat mund të përfundojnë në një interes më serioz.

Peshorja

Tregoni kujdes nga një person që ju qëndron pranë, por që është shumë egoist, pa rregulla e pa moral. Në aspektin e dashurisë nuk do të takoni personat e duhur. Mos merrni vendime sot.

Akrepi

Çiftet do të ndihmohen nga harmonia dhe nga ambienti rrethues në të cilin jetojnë. Ndërsa beqarët do të kenë mundësi të takojnë persona simpatikë, të sjellshëm në ambientin e punës.

Shigjetari

Dita e sotme do të karakterizohet nga kritika të vogla. Por kini besim në vetvete. Do të jeni në qendër të vëmendjes së njerëzve, madje edhe të atyre që dëshironi t’i keni shumë pranë.

Bricjapi

Një grua në moshë do të ndihmojë personat që i përkasin shenjës së bricjapit që të kurorëzojnë ëndrrën e tyre ose të kalojnë një krizë. Beqarët do të zbulojnë shpejt personat që janë të dashuruar me ta në fshehtësi.

Ujori

Çiftet do të kalojnë në krizë duke u zënë dhe duke u keqkuptuar. Beqarët do të kenë vështirësi për të “rritur” dashuri të reja ose do të takojnë persona me dyshime dhe pa vlera.

Peshqit

Vuajtje dhe shqetësime, sepse dashuria juaj nuk do të jetë e pastër dhe e qetë. Beqarët do të hasin vështirësi nga më të ndryshmet ndërsa do të zhgënjehen nga ambienti ku jetojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.