Horoskopi

Horoskopi për datën 29 gusht 2014

horoskopiDashi

Në jetën tuaj keni një person që është i dashuruar fshehtësisht me ju, por nuk ka forcë dhe kurajë për të bërë një hap më tej apo  t’jua deklarojë dashurinë hapur. beqarët do të takojnë persona idealist.

Demi

Më në fund do të merrni lajme pozitive dhe avantazhe të vogla në favorin tuaj. Do të keni raste për t’u takuar me persona interesant dhe të motivuar për sukses, ashtu siç synoni edhe ju.

Binjakët

Çiftet kanë programuar një udhëtim i cili do të shtyhet ose do të anulohet. Në dashuri do t’ju shfaqen rival, të cilët do të shkaktojnë mërzitje dhe probleme. Beqarët mund të kthehen te ish-ët.

Gaforrja

Ajo që do të ndodh sot do të jetë pjesë e fatit tuaj. Ka shumë mundësi që të ndiheni si të “lidhur” në gjithçka. Në dashuri do t’ju shfaqen shumë pengesa, disa prej të cilave të pazgjidhshme.

Luani

Sot gjërat në aspektin e dashurisë duket se do të shkatërrohen: ndarjet do të jenë përfundimtare dhe të menjëhershme, kjo prej parterit tradhtar. Beqarët do të takojnë njerëz të gabuar.

Virgjëresha

Vetmia do të dominojë ditën e sotme, megjithatë qëndrimi vetëm nuk është i gjithi negativ, sepse ju mund të reflektoni mbi gabimet e të shkuarës për të qenë të lumtur në të ardhmen.

Peshorja

Sot një dashuri do të përfundojë, një martesë ose një bashkëjetesë do të dështojë, dy të afërm do të ndahen. Miqësi dhe raporte të cilat do të përfundojnë papritur dhe në mënyrë definitive.

Akrepi

Një person që e mendoni shumë shpesh do të rikthehet papritur. Mund të jetë një ish partneri juaj, të cilin e doni akoma ose një mike të cilën e keni në konsideratë. Do të duan të bëhen sërish pjesë e jetës tuaj.

Shigjetari

Një dashuri e komplikuar, e pafajshme dhe fatale: çiftet së shpejti do të jenë në krizë. Beqarët do të kenë vështirësi për të “ndërtuar” dashuri të faturuara, prej mungesës së njerëzve me vlera.

Bricjapi

Sqarime të padobishme në marrëdhëniet në çift që mund të gjenerojnë në grindje dhe mosmarrëveshje të konsiderueshme. Beqarët do ta kenë të vështirë të hedhin poshtë përshtypjet e këqija që të tjerët kanë për ta.

Ujori

Duket se e sotmja do të jetë një ditë grindjesh edhe për personat e shenjës së ujorit. Disa partnerë do të vuajnë nga indiferenca e të tjerëve. Zhgënjimet do të vijnë edhe prej projekteve të parealizuara.

Peshqit

Në dashuri besnikëria do të jetë në maksimumin e saj, çiftet do të kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Do të arrini objektiva konkrete në disa projekte interesante.  Gëzojuni ditës së sotme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button