Horoskopi

Horoskopi për datën 3 prill 2015

horoskopiDashi

Sot nuk do të mund të takoheni me një person që e doni shumë për t’i bërë atij / asaj një nder të rëndësishëm. Megjithatë, mos e mundoni shumë veten, do t’ju jepet sërish rasti.

Demi

Sot një person që doni shumë do t’ju bëjë vërtet të lumtur, duke ju thënë një gjë që nuk e prisnit. Shmangni nënkuptimet dhe shfaqini hapur ndjenjat, duke e mbajtur fort këtë ndjesi edhe për të ardhmen.

Binjakët

Fitime prej udhëtimeve ose nga aktivitetet komunikuese. Do t’ju admirojnë për mënyrën e sjelljes dhe të të punuarit. Rënia në dashuri nuk është një dramë: jetojeni këtë moment me lumturi.

Gaforrja

Sot do të ndiheni shumë familjarë, megjithatë edhe shoqërinë nuk duhet ta lini pas dore. Disa persona që ju kanë bërë premtime konkrete do të bëhen të “gjallë”.

Luani

Qëndroni pranë partnerit, sepse në këtë moment ka shumë nevojë për ju. Mos e nënvlerësoni ekzistencën e tij. Një person i afërt mund t’ju bëjë një ligësi. Jini të kujdesshëm në çdo situatë.

Virgjëresha

Të reja të mira në shumë drejtime për ata që kanë lindur në ditën e martë dhe të enjte. Mos u gënjeni nga sjellja e mirë e dikujt, sepse e bën vetëm për interes. Do të përdorni të gjitha energjitë tuaja për fitore.

Peshorja

Reflektoni mbi një sërë çështjesh të thëna nga dikush në veçanti. Do ta kuptoni pak me vonesë domethënien e një të vërtete, por gjithsesi do t’ju pëlqejë.

Akrepi

Sot do të ndiheni veçanërisht në paqe dhe dashuri: do të dilni jashtë mureve të shtëpisë dhe do të kënaqeni pamasë. Vetëm mos e ekzagjeroni me kujtimet e së shkuarës. Në punë do të merrni rezultate të mira.

Shigjetari

Nëse ndiheni të trishtuar dhe të zhgënjyer, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja, sidomos në aspektin krijues dhe atë të punës. Kujdesuni për shëndetin.

Bricjapi

Dashuria për të lindurit ditën e hënë do të jetë e mrekullueshme. Nuk është gjithçka ar ajo që shkëlqen. Mos i besoni klasikes: e bukura është e pamundur! Shmanguni teknologjive dhe jetoni më shumë botën reale.

Ujori

Gjatë kohës së lirë do të mund të qetësoheni duke lexuar një libër apo duke u marrë me veten. Kolegët dhe miqtë do t’ju kenë inat dhe zili. Mund të përballeni me shqetësime të vogla, por që do të zgjidhen lehtë dhe shpejt.

Peshqit

Sot do të keni shumë raste për të përmirësuar pozicionin tuaj në punë. Mundohuni t’i shfrytëzoni të gjitha rastet. Shmangni ushqimet me shumë yndyrë. Nëse keni për t’i thënë diçka personit tuaj të zemrës, atëherë bëjeni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button