Horoskopi

Horoskopi për datën 30 janar 2015

horoskopiDashi

Në pjesën më të madhe të herëve, armiku juaj më i keq jeni po ju vetë. Ndaj ka ardhur momenti që të mos ndiheni gjithmonë me defekte. Mësohuni që të vlerësoni veten.

Demi

Me partnerin/en nuk duhet të “luani” me faktin sesa e doni. Mund të mërzitet dhe rrezikoni t’i krijoni dyshime të mëdha. Në mbrëmje relaksohuni, do të jetë momenti perfekt për t’u marrë me hobin tuaj.

Binjakët

Bëheni shumë pishman për gjërat që keni bërë ndoshta në të kaluarën. Gjithsesi jepni maksimumin tuaj në marrëdhënien e re që keni krijuar. Ulni përdorimin e duhanit dhe të alkoolit.

Gaforrja

Nëse jeni të shqetësuar me partnerin tuaj duhet të dini se dhe ai ndihet në të njëjtën mënyrë. Duhet të lini mënjanë krenarinë dhe të komunikoni sa më parë me njëri-tjetrin.

Luani

Një objektiv që e keni preferuar gjithmonë do të realizohet shumë shpejt. Puna dhe vuajtjet tuaja do të shpërblehen. Raportet me miqtë do t’i keni të mira po ashtu edhe me të afërmit.

Virgjëresha

Do të ëndërroni me sy hapur. Ndaj do të bënit mirë që të ndryshonit diçka në jetën tuaj, si në dashuri ashtu edhe në aspekte të tjera të jetës. Shmangni nxitimin. Po ju kthehet në një ves.

Peshorja

Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Nuk mund të kuptoni realitetin përderisa bëhet fjalë për ndjenjat e dikujt. Diskutojeni atë që ju mundon më së shumti me njeriun që besoni më shumë.

Akrepi

Sot nuk do të ndiheni edhe aq në formë të mirë. Dashuria mund t’ju krijojë probleme të vogla. “Izolojeni” pak veten për të përjetuar pak relaks dhe energji të reja.

Shigjetari

Keni nevojë që të qetësoheni dhe të gjeni perspektiva të reja, të cilat mund t’ju largojnë nga rutina e përditshme. Edhe pse do të harxhoni, më në fund do të blini diçka që e dëshironit prej kohësh.

Bricjapi

Sqarojeni sa më shpejt gjithçka që mendoni se duhet sqaruar në marrëdhënien tuaj në çift. Sot nuk është dita e duhur për të bërë blerje të mëdha. Buzëqeshni ndaj atyre që ju kanë zhgënjyer.

Ujori

Do të takoni persona të cilët do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë për të zgjidhur shumë probleme. Mërkuri do të jetë me ndikim te ju në ditën e sotme duke jua bërë atë sa më pozitive.

Peshqit

Jini të kujdesshëm me këdo që do të flisni apo do t’i besoni. Bëni kujdes në gjërat që do të firmosni sot, sepse disa persona do të mundohen të mos jenë aq korrekt. Mund të humbisni shumë gjëra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button