Horoskopi për datën 30 mars 2015
Sot do të keni kurajën e mendimeve tuaja: sigurohuni që të jenë vendimtare. Perspektiva të duhura për të rinovuar shtëpinë. Saturni kapriçoz do t’ju bëjë të vuani pak në darkë.
Demi
Kujtohuni se sa herë e keni mërzitur partnerin/partneren tuaj, sepse nëse sot jua kthen në të njëjtën mënyrë, mos u ankoni, por jini të kuptueshëm. Të reja të mira do të merrni së shpejti, gëzojuni.
Binjakët
Kushtojini vëmendjen një personi në miqësinë tuaj: ka ndjenja për ju por nuk ka guximin t’jua thotë. Mos prisni që t’ju trokasë dashuria po nuk e patët zemrën e lirë.
Gaforrja
Të lindurit ditën e mërkurë mund të marrin ndonjë lajm të mirë në dashuri. Mund të maturoheni me ide vërtet ambicioze. Kultivojini me ekuilibër dhe Jupiteri do t’ju sigurojë suksesin.
Luani
Marsi dhe Plutoni do t’ju bëjnë të fortë dhe rezistent pothuajse gjatë gjithë ditës. Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet, duhet të impenjoheni vazhdimisht.
Virgjëresha
Nëse po jetoni një ëndërr, mos u ndjeni edhe shumë rehat, por kthehuni me këmbë në tokë dhe stimulohuni nga ajo që jeta ju ofron dhe jo nga ajo që ju do të donit. Mundohuni të jeni të durueshëm.
Peshorja
Mos lejoni ndërhyrjen e një Virgjëreshe në çështjet tuaja personale. Do të jeni tepër optimistë, por mos premtoni gjëra që nuk mund t’i mbani. Një mik do t’ju bëjë që të ndjeni emocione të reja.
Akrepi
Nëse nuk mësoni të dëgjoni tjetrin, vështirë se do t’ia dilni ta kuptoni. Jini të hapur dhe të disponueshëm sot dhe mos u mbyllni në vetvete për zgjidhjen e problemeve që ju shqetësojnë.
Shigjetari
Do të ndiheni shumë nervoz sot. Nuk është në stilin tuaj kjo gjendje ndaj merreni veten shpejt. Mundësi të mira për të parë persona që nuk i shihni prej kohësh prej fajit tuaj më shumë, sepse keni humbur kontaktet.
Bricjapi
Mund të keni probleme komunikimi me partnerin tuaj. Bëni kujdes edhe ndaj miqve dhe kolegëve të punës. Prej pak kohësh keni filluar të ndiheni të mbyllur me të tjerët. Mos u jepni rëndësi gjërave pa vlerë.
Ujori
Do të konfliktoheni me bashkëpunëtorët, vartësit ose nëpunësit. Do të jeni apatikë sot, ndaj mundohuni t’i kuptoni ata që ju rrethojnë. Të favorshme do të jenë marrëdhëniet sentimentale, më pak të mira raportet e miqësive.
Peshqit
Telefonata të çuditshme do të merrni sot, por mos harxhoni kohë për të kuptuar se kush është. Do të përjetoni një lloj force të re në vetvete. Jeni shumë dorëlëshuar, mendoni për të vënë diçka mënjanë.