Horoskopi për datën 31 mars 2015
Vazhdoni të ndiqni gjurmët pozitive në të cilat gjendeni. Sot do t’ju jepen aq shumë mundësi, saqë në mbrëmje realisht do të ndiheni të lodhur, por sigurisht edhe tepër të gëzuar për çka keni arritur.
Demi
Sot duhet të jeni të aftë që të zhdukni nga dita dhe mendimet tuaja gjithçka që së fundmi ju kanë vënë në vështirësi. Momentet e qetësisë do t’ju alternohen me ato të konfuzionit.
Binjakët
Problemet që do t’ju kanosen sot do të mund t’i injoroni qetësisht: më mirë që t’i shpenzoni energjitë tuaja për diçka të dobishme. Gjeni pak kohë për të reflektuar dhe më pas veproni.
Gaforrja
Sot duhet të injoroni skepticizmin që do t’ju përfshijë kur të merrni një ftesë të pakëndshme nga dikush që ka pushtuar interesin tuaj, por që nuk e di ende se si ta inkuadrojë.
Luani
Merrini gjërat me një hap më shpejt dhe bëjini vetes një favor për të shmangur çdolloj mendimi që do të hapte plagët. Mos u përqendroni te ato gjëra që do të hiqni dorë, por te ato që keni për momentin.
Virgjëresha
Mos u merrni më me situatat që këto ditët e fundit nuk ju kanë kënaqur: jeni aq shumë të përfshirë, saqë nuk jeni objektiv duke e ekzagjeruar në sensin pozitiv dhe negativ, sipas momentit.
Peshorja
E marta juaj do të jetë një ditë e qetë gjatë të cilës mund të përballoni lehtësisht dhe me qetësi një sërë çështjesh që i shtynit prej shumë kohësh. Nëse keni dyshime, mos i mbani për vete.
Akrepi
Sugjerimet që ju vijnë së fundmi duket se nuk funksionojnë më. Ka ardhur momenti që të jeni ju këshilluesja më e mirë e vetes. Tashmë keni në dorë të gjitha letrat fituese. Ju duhet vetëm pak kurajë.
Shigjetari
As kjo e martë nuk do të jetë shumë e thjeshtë për ju, por lajmi i mirë është se keqkuptimet do të marrin fund me ditën e nesërme. Pasdite mos bini pre e nostalgjisë për një person.
Bricjapi
Lërini gjërat të ecin, mos u ndalni. Në këtë çast kritik nuk duhet të bëni melodrama, por të bëni të pamundurën për të nxjerrë jashtë anën tuaj të çmendur, atë që nuk e dëgjoni pothuajse kurrë.
Ujori
Dëshirat jo gjithmonë realizohen, të paktën jo në mënyrën që ju doni. Gjithsesi, mos u dëshpëroni për shkak të një vështirësie: do t’ju duhet ende kohë. Pas pak muajsh do të lumturoheni shumë.
Peshqit
Boll më me dëngla! Merrini vendimet tuaja duke folur qartë dhe duke i shpjeguar disa çështje të mbetura pezull. Bëjeni me lehtësi, pa e kthyer çështjen në tragjedi. Nuk është e rastit.