Horoskopi për datën 4 dhjetor 2014
Situatë shumë e ndërlikuar me partnerin, ndaj sot shmangni çdo diskutim. Për beqarët të reja të mira, por që do të konkretizohen me kohën.
Demi
Shihni përreth: si ata që janë çift edhe beqarët, duhet të hapen ndaj të tjerëve dhe të bëjnë njohje të reja. Durimin mos e humbni për asgjë.
Binjakët
Vendosni orar për çdo impenjim tuajin sot, për të arritur të përpiktë në takime. Në shoqëri do të hasni momente tensioni, ndaj ruani qetësinë.
Gaforrja
Gjërat estetikisht të bukura do të tërheqin vëmendjen tuaj. Do të jeni shumë krijues sot. Historitë e rrufeshme nuk bëjnë për ju!
Luani
Dikush, shumë pranë jush, do t’ju bëjë të lumtur, ndërsa ju do të dini ta çmoni thjeshtësinë e tij/saj. Jupiteri do të ndikojë për mirë në ju.
Virgjëresha
Një kolegu juaj sot do të jetë vërtet i padurueshëm sot. Mbajeni veten dhe bëni durim që të mos flisni për gjëra që mund të pendoheni.
Peshorja
Miqtë dhe shoqatat mund të “ndërtojnë trampolina” shumë të mira për ju, që të ndryshoni diçka në jetën tuaj.
Akrepi
Dashuria do të kushtëzojë humorin tuaj. Në familje do të keni probleme komunikimi. Mos jini impulsiv në veprimet që do të bëni.
Shigjetari
Hëna nuk do t’ju ndihmojë që të ëndërroni dhe shumë shpejt mund të gjendeni përballë një realiteti të kundërt nga ai që e kishit imagjinuar.
Bricjapi
Mos kini frikë të kurseni: shmangni shpenzimet e kota. Përpiquni të rrisni të ardhurat tuaja dhe të gjeni një punë me më pak shqetësime.
Ujori
E ardhmja juaj mund të jetë më e mirë nëse do të shfrytëzoni rastet e që do t’ju interesojnë që sot e në vazhdim për shkak të një qielli plot me energji.
Peshqit
Mësohuni që të mendoni menjëherë pozitivisht, për të lënë pas të gjithë tensionet, ankthin dhe shqetësimet e të shkuarës.