Horoskopi për datën 4 prill 2015
Deri më tani, jeni ndier shumë nervozë, lehtësisht të irrituar dhe të pakomunikueshëm për shkak të Marsit. Por sot gjërat do të ndryshojnë. Përfitoni për të shtuar forcat.
Demi
Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në anën tuaj sot. Shfrytëzojeni këtë gjë për t’i bërë të tjerëve të kuptueshëm shpirtin tuaj të sakrificës. Disa do t’i vlerësojnë sforcot dhe inteligjencën tuaj.
Binjakët
Menaxhoni me kujdes objektet të tilla si thikat, kaçavidat dhe sharrat sepse mund të jeni të hutuar sot dhe në këtë mënyrë mund të priteni pa dashje. Do të zgjidhni disa çështje të së shkuarës.
Gaforrja
Në ditët e sotme mund të merrni kënaqësi dhe shpërblime për punën tuaj. Por mos kërkoni merita që nuk janë tuajat. Nuk keni pse të jeni xheloz. Dyshimet tuaja janë krejt të pabaza.
Luani
Nëse jeni në kërkim të mundësive të reja të punës, atëherë sot nuk duhet të këmbëngulni më kot, sepse do të jeni pak të pafat. Ndjenja e dashurisë do t’ju falë shumë lumturi gjatë pasdites.
Virgjëresha
Një problem financiar mund të ripërsëritet ndaj kini parasysh pasojat. Sistemoni pagesat, biletat, faturat dhe dokumentet e ndryshme në lidhje me ekonominë e shtëpisë tuaj. Bëhuni një person më i kuptueshëm.
Peshorja
Do të mërziteni nga lajkat e një personi që nuk ju pëlqen aspak: mos e ofendoni, por bëni durim duke u shtirur se e besoni. Mund të arrini qëllimin e dëshiruar. Mundohuni që të qetësoheni paksa.
Akrepi
Është mirë që të filloni të mendoni për të ndryshuar pamjen tuaj dhe të bëni ndonjë shpenzim të rëndësishëm për gardërobën tuaj. Edhe produktet e makeup-it nuk mund të anashkalohen.
Shigjetari
Kultivoni shpresën dhe sidomos rriteni atë vazhdimisht duke menduar se së shpejti, Jupiteri, Saturni dhe Dielli do të jenë në anën tuaj. Perspektiva të mira për beqarët pasi mund të bëjnë edhe takime të rëndësishme.
Bricjapi
Numëroni deri në dhjetë përpara se të shprehni mendimet për të tjerët, sidomos nëse nuk ju kërkohen. Mos e ekzagjeroni gjithsesi. Nëse dashuria nuk do t’ju ecë, duhet të dini se faji është edhe i juaji.
Ujori
Busulla e dashurisë do t’ju çojë drejt një “porte” të re: qëndroni të fortë. Avantazhe nga njerëz më të rinj ose shumë më të mëdhenj se sa ju. Familjarët mund t’ju japin këshilla të gabuara.
Peshqit
Nuk është momenti që të jeni xhelozë: provoni që të ndërhyni më shumë nëse e demonstroni mjaftueshëm dashurinë tuaj. Do të merrni lajme të mira. Mundohuni ta kuptoni një person që ka nevojë për ju.