Horoskopi

Horoskopi për datën 5 nëntor 2014

horoskopi21-320x181Dashi

Do të jetë një ditë shumë interesante për sa i takon dashurisë, por beqarët do të kenë mundësi më të mira. Në përgjithësi do të ndiheni me energji të reja në shpirtin tuaj.

Demi

Sot mund të lëndoheni nga fjalët e atyre që nuk e prisnit. Mos mbani mëri për këtë, por mundohuni të zgjidhni çështjen sa më shpejt. Nëse keni në mendje të bëni një dhuratë, blini diçka të dobishme për shtëpinë.

Binjakët

Nëse dëshironi që të jetoni qetësisht historinë tuaj të dashurisë mos u ndikoni nga ambienti familjar. Do të jetë një ditë me fat për ju. Do të kaloni një mbrëmje romantike.

Gaforrja

Disa do të gjejnë gjëra të humbura kohë më parë. Do të kaloni një ditë nostalgjike prej disa miqve të vjetër të cilët do të kthehen sërish si dikur. Shmangni marrjen e borxheve dhe të kredive.

Luani

Jupiteri dhe Saturni do t’ju favorizojnë që të shihni më në fund dritë në fund të tunelit. Çojini idetë tuaja përpara. Vetëm të lindurit ditën e premte do të kenë akoma ndonjë moment jo shumë të favorshëm.

Virgjëresha

Ditë ideale për të kërkuar ndere dhe këshilla të çdo lloji. Kujdesuni për shëndetin dhe pamjen tuaj të jashtme. Filloni një dietë më mirë. Mund të bëni më shumë nga ç’bëni. Shihni rrugën tuaj, pa dëgjuar të tjerët.

Peshorja

Sot një person miqësor mund t’ju shkaktojë pakënaqësi ose t’ju refuzojë për të dëgjuar arsyet tuaja. Mundësi të mira për bashkëpunime dhe miqësi të reja. Planetët do t’ju japin një energjinë që ju ka munguar.

Akrepi

Të reja të mira në aspektin e punës. Disa prej jush do të vuajnë një padrejtësi: nëse humori juaj është përtokë, braktisni çdo gjë që po bëni dhe përpiquni të sqaroheni me njeriun që ju akuzon kot.

Shigjetari

Mos kini frikë për të pasur kurajë në një zgjedhje që duhet të bëni. Nëse nuk ndiheni të sigurt merrni kohën e mjaftueshme për të zgjidhur situatën, por gjithsesi marrjen e vendimit mos e shtyni shumë.

Bricjapi

Shmangni polemikat sot. Dëgjoni dhe mos replikoni edhe në rast se nuk jeni dakord me ato që do të thuhen. Mundohuni të kontaktoni dhe të mbani “gjallë” miqësitë e vjetra.

Ujori

Personi që keni në krah sot do të sillet në mënyrë të çuditshme dhe të pakuptueshme. Dikush ushqen ndjenja të fshehta për ju. Por ai/ajo nuk është personi i duhur për të kaluar jetën. Bëni kujdes!

Peshqit

Disa rrethana do të favorizojnë takimet me persona që nuk i shihni ose nuk i dëgjoni prej kohësh. Ka shumë mundësi që me një në veçanti, do të debatoni për një episod ende të pasqaruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button