Horoskopi

Horoskopi për datën 6 dhjetor 2014

horoskopiDashi

Personat që keni pranë vetes presin shumë nga ju, ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të sforcoheni për të mos i zhgënjyer.

Demi

Mos e lini një situatë që të zvarritet shumë gjatë. Ka ardhur momenti që të vendosni. Kundërshtitë tuaja po ju bezdisin vetë ju, imagjinoni të tjerët.

Binjakët

Duhet ta bindni veten që keni të gjitha aftësitë për të përmbyllur me sukses atë që keni nisur. Për më tepër Jupiteri do të jetë në anën tuaj.

Gaforrja

Më mirë një e vërtetë sot se sa mijëra shpresa nesër: gjithsesi mos jini pesimist për të ardhmen. Njihini mirë ata që do t’i falni besimin tuaj.

Luani

Ditë ideale kjo e sotmja për juve që i përkisni shenjës së Luanit, për të ndërmarrë gjëra të reja. Mos u ndikoni në asnjë mënyrë nga të tjerët.

Virgjëresha

Ata që janë në kërkim të një pune do t’i dalin mundësitë. Ndërsa ata që e kanë një të tillë, duhet të angazhohen më shumë për të bërë më të mirën.

Peshorja

Sot duhet të bëni pak gjëra, por duhet t’i bëni shumë mirë. Kijini idetë mjaft të qarta dhe mos nënvlerësoni ngjarjet e papritura.

Akrepi

Sot një koleg ose një mik do të përfitojë nga ju. Nëse nuk ju kërkon falje, atëherë flitini dhe bëjani të ditur se nuk jeni naiv.

Shigjetari

Përulësia duhet të jetë ajo që duhet të udhëheqë ditën tuaj sot nëse dëshironi që të merrni rezultate të rëndësishme mes miqve dhe kolegëve.

Bricjapi

Mos kini frikë që të impenjoheni më shumë dhe më konkretisht në një projekt që e keni për zemër. Sot është një ditë pozitive për ta realizuar atë.

Ujori

Mos i jepni makinës gjatë orëve të vona të natës, nëse kushtet meteorologjike e ndalojnë këtë gjë në një zonë të caktuar. Bëni kujdes!

Peshqit

Konfuzioni do t’ju hapë rrugë të reja. Jini më të durueshëm dhe tolerantë. Sot mund të njihni persona interesantë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button