Horoskopi

Horoskopi për datën 6 janar 2015

horoskopiDashi

Shumë mirë aktivitetet në grup. Do të merrni këshilla të mira nga një person i cili i përket shenjës së shigjetarit. Jini të qartë dhe të vendosur.

Demi

Po sakrifikoni shumë për të tjerët, ndaj mendoni pak më shumë për veten duke bërë një periudhë pushimi. Mos u ndani menjëherë nga një person.

Binjakët

Situata në të cilën jeni përfshirë është vërtet e komplikuar dhe juve ju duhet gjithë energjia e mirë për ta zgjidhur atë. Mund të merrni mesazhe domethënëse.

Gaforrja

Mos e përjetoni si një dramë çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironit. Në fund të fundit, jeta ka uljet dhe ngritjet e saj.

Luani

Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve. Sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh. Sot e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi.

Virgjëresha

Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj sot. Ditë e veçantë për të lindurit ditën e mërkurë. Nëse po jetoni një histori ekstra, duhet të mendoni nëse ia vlen.

Peshorja

Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye sot. Një projekt po shkon drejt një përfundimi të mirë ndërsa do të realizoni disa gjëra që i keni për zemër.

Akrepi

Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë.

Shigjetari

Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin.

Bricjapi

Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Jini më shumë optimistë për ditët në vazhdim.

Ujori

Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Nëse keni lindur të dielën mos shpresoni më në atë lajmin ose telefonatën që prisnit. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë.

Peshqit

Jini sa më shumë të rezervuar, sidomos në çështjet që i takojnë dashurisë. Edhe nëse do të merrni këshilla, arsyetoni gjithmonë me kokën tuaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button