Horoskopi

Horoskopi për datën 6 mars 2015

horoskopiDashi

Ekzistojnë shumë arsye për të cilat nuk është aspak rasti që të ndiheni në humor shumë të keq. Ndjesia që ndieni pa asnjë lloj shpjegimi është krejtësisht e gabuar. Bëni durim ndaj dikujt.

Demi

Rrugën që zgjodhët tashmë duhet ta ndiqni, edhe pse për hir të së vërtetës nuk është aspak e thjeshtë. Fjala çelës është përulësia, gjë e cila ju përket, por që ju nuk e keni kuptuar.

Binjakët

Keni pak për të bërë, e doni shumë atë gjë, por nuk duhet ta rendni ditën vetëm pas saj. Ndaj organizojini gjërat në mënyrë që secila të ketë vendin e saj. Do t’ia dilni mbanë shumë mirë.

Gaforrja

Mos u mendoni shumë gjatë për t’i organizuar impenjimet sot, sepse ato do të rregullohen. Pra përgjithësisht e sotmja për ju do të jetë një ditë pozitive. Gëzojuni asaj.

Luani

Përulësia duket se nuk do të jetë aq e pranishme te personat me të cilët do të keni të bëni kohët e fundit. Mos u shqetësoni kur të përballeni, por thojini çdo të vërtetë, sepse kështu do të dilni të fituar.

Virgjëresha

Bëni pak pushim për të reflektuar mbi një sërë çështjesh të cilat do t’ju marrin shumë kohë për të menduar; zgjidhja nuk është e afërt, por sot do të nuhasni diçka që do t’ju vijë shumë në ndihmë.

Peshorja

Kjo e premte nuk do të fillojë me pritshmëritë më të mira, por ajo do të marrë udhë nga fjalët e një personi të cilin e doni shumë dhe që ka në mendje një ide që do t’ju pëlqejë shumë.

Akrepi

Nuk i keni idetë e qarta. Dijeni se në fund do të lëndoni njerëzit më të dashur dhe kjo padyshim do t’ju shkaktojë shumë dhimbje. Tregohuni më mirënjohës ndaj atyre që ju kanë ndihmuar shumë herë në jetë.

Shigjetari

Për sot mos programoni asgjë, por ndiqni inspirimet e momentit, do të paraqesin vërtet ato që dëshironi dhe do t’ju çojnë papritur në rrugën që ju dëshironi të ecni.

Bricjapi

Tashmë ndiheni sikur keni humbur një lidhje speciale dhe kjo ju shkakton një dobësi; mos ngulmoni më shumë me mendjen tuaj për këtë gjë, sepse ka rrezik të kthehet në një të vërtetë të pakthyeshme.

Ujori

Mos lejoni që një zhgënjim nga ana e një personi që njihni prej pak kohësh, por që ju ka pëlqyer shumë të kushtëzojë mendimet mbi të. Në fakt ju nuk jeni me këmbë në tokë. Mos fantazoni më!

Peshqit

Mundohuni të shihni anën pozitive të një lajmi paksa të pazakontë që do të merrni sot në mëngjes. E gjithë dita juaj do të jetë e çuditshme në fakt, por ama në kuptimin pozitiv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button