Horoskopi

Horoskopi për datën 6 shkurt 2015

horoskopiDashi

Kur të ktheheni me këmbë në tokë mundohuni të gjeni një mbështetje të sigurt. Sot një shok/shoqe do t’ju bëjë tepër nervozë. Bëni durim sepse do të dilni të fituar.

Demi

Në dashuri duhet të rimendoheni për vendimet që do të merrni. Kontrolloni ushqyerjen tuaj dhe gjendjen shëndetësore. Ndiqni këshillat e dietologëve. Programojeni ditën që mos t’ju iki duarsh.

Binjakët

Mos kini frikë të “pastroni” zemrën tuaj sa më parë. Sot është koha e duhur për ta bërë këtë. Largësia do t’ju largojë nëse nuk veproni sa më shpejt. Mos jeni shumë konfidencial me të gjithë.

Gaforrja

Nuk keni arsye për të qenë xheloz, apo për të bërë gjithçka për të qenë të tillë. Dyshimet tuaja janë krejt të pabaza. Gjithsesi kjo periudhë e paqartë do të kalojë shumë shpjet.

Luani

Një lajm i mirë do të ndriçojë ditën tuaj, sepse do të përjetoni momente vërtetë të mahnitshme e sidomos në dashuri. Kujdes me shpenzimet që do të bëni, sepse pa para mund të mbesni shumë lehtë.

Virgjëresha

Një bazë të mirë e keni krijuar tashmë, edhe pse në një mënyrë të keqe le të themi: keni gjetur pikat e dobëta të personit që e pëlqeni dhe shumë shpejt do ta “godisni” në to për të arritur qëllimin tuaj.

Peshorja

Do të merrni telefonata të rëndësishme. Çdo ditë do të jetë e duhura për të zgjidhur një çështje të cilën e keni në zemër. Mendojini mirë hapat që do të ndërmerrni.

Akrepi

Do të jeni shumë me fat në shitjet apo blerjet që keni ndërmend të bëni. Do të takoheni me perona të moshuar të cilët do t’ju japin besimin e tyre. Në mbrëmje do të surprizoheni nga dikush.

Shigjetari

Besimi dhe kuptueshmëria në një moment krize si ky që po jetoni së fundmi do t’ju shpëtojnë nga ndarja e mundshme. Ndaj atyre që mendoni se ju kanë bërë keq mos mbani më mëri, sepse nuk ja vlen.

Bricjapi

Do të bëni një përshtypje shumë të mirë te personat që do të takoni ditën e sotme. Ndaj “shfrytëzojeni” mirë këtë mundësi. Lajme të mira për ata që duan të marrin një kredi apo një borxh.

Ujori

Nëse po prisni kthimin e një dashurie sot është dita juaj më me fat për t’u festuar. Jeta në çift do të jetë plotë me ulje e ngritje. Mos u nxitoni për të mbyllur disa punë.

Peshqit

Sot do të ndjeheni çuditërisht nervoz. Financat tuaja nuk do të jenë edhe aq të favorshme për të paguar borxhet e së shkuarës. Tregohuni të fortë dhe të vendosur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button