☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,426 ▲ +0.51% ETH $2,300 ▲ +2.36% XRP $1.3623 ▲ +0.25% SOL $85.3100 ▲ +0.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 7 shkurt 2015

horoskopiDashi

Mos u hutoni shumë sot, edhe pse do t’ju pëlqejë. Gjatë pasdites, kontaktoni me një person për një punë interesante: do t’ju japë sugjerimet dhe stimujt e duhur.

Demi

Nëse e gjeni veten duke rimenduar planet që keni bërë më parë, përpiquni t’i shikoni objektivisht shqetësimet që keni. Nuk keni pse anuloni gjithçka prej parave.

Binjakët

Duhet të dini të ndani miqtë e vërtetë nga ata që janë thjesht sa për dukje. Nuk do të jetë e vështirë për ta zbuluar, mjafton që të analizoni zhvillimet e fundit të disa çështjeve.

Gaforrja

Duhet të jeni pak më të kujdesshëm ndaj disa çështjeve që duhet të përballoni sot. Është e vërtetë se ka shumë gjëra që ju kënaqin, por duhet të përqendroheni pak më shumë te rregullat e reja që i keni vënë vetes.

Luani

Kjo do të jetë dita ideale për të hedhur pas shpine diçka që po ju bën të vuani. Nuk do të jetë një gjë e lehtë, por mundohuni të bëni gjëra të cilat nuk i keni bërë kurrë më parë, qoftë edhe një udhëtim.

Virgjëresha

Është e drejta juaj që të pretendoni të merrni përgjigjen që po kërkoni prej disa kohësh. Insistoni sa më shumë. Mos harroni të paraqiteni sa më mirë në një promovim, në mënyrë që të shkëlqeni.

Peshorja

Një ide e juaja që ju dukej jo dhe shumë interesante, do t’i lërë të gjithë pa fjalë; entuziazmi që do të ndieni do t’ju çojë në alternativa të tjera të mira! Pasdite pranoni të takoni një person.

Akrepi

Do t’ju duhet arsyetim i ftohtë sot, ndonëse do të keni probleme që do t’jua vështirësojnë ruajtjen e qetësisë. Jini komunikues dhe kontrolloni emocionet.

Shigjetari

Mos i lejoni një të papriture që t’ju lërë me gojë hapur sot. Është e mjaftueshme pak më shumë vëmendje ndaj asaj që duhet të thoni. Kujdes duhet të bëni me mosekzagjerimin e sjelljes mbrojtëse.

Bricjapi

Sot, zgjidhja më natyrale do të jetë ajo që e prisnit më pak. Ajo do t’ju “detyrojë” që të kaloni kohë relative me një person, për të cilin nuk keni pasur asnjëherë një mendim të qartë.

Ujori

Do të ndiheni shumë kontradiktor me veten tuaj sot. Zgjidhja është që të mos i kushtoni shumë vëmendje ngritjeve dhe uljeve të humorit. Përqendrohuni te diçka shumë praktike dhe konkrete.

Peshqit

Nuk është rasti që të tregoheni të mirë ndaj dikujt që kërkon t’ju marrë diçka që e doni shumë; mos u druani që të flisni qartë dhe të luani me karta të hapura. Në mbrëmje ju pret një gjest pasioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.