Horoskopi për datën 8 dhjetor 2014
Hëna duket se do të prekë fantazinë tuaj sot dhe nëpërmjet këtij ndikimi do të kaloni një ditë mjaft të bukur në çdo ambient.
Demi
Do të merrni lajme që i prisnit prej kohësh për sa i përket një dokumenti ose një kontrate të shkruar. Mos u nxitoni shumë sot.
Binjakët
Urani, edhe pse në pozicion të mirë, nuk do të mund t’ju japë energjinë e duhur për të qenë në humor të mirë. Mos bëni skena xhelozie.
Gaforrja
Sot do të jetë dita e duhur për t’u qetësuar dhe për të lënë jashtë dere çdo problem që keni pasur këto kohë. Vlerësoni ndjeshmëritë.
Luani
Impulsiviteti juaj do t’ju detyrojë që të grindeni me një person të dashur. Bëni kujdes me thashethemet që thuhen për ju dhe njerëzit tuaj.
Virgjëresha
Do të shqetësoheni prej makinës ose prej elektroshtëpiakeve. Drejtohuni riparuesve më të mirë dhe mos u besoni atyre sipërfaqësorëve.
Peshorja
Ndryshoni sjelljen tuaj dhe sidomos jini më të rezervuar. Zgjedhjet që do të bëni sot, do të jenë shumë të mira. Mos u ktheni më mbrapsht.
Akrepi
Lehtësoni kontaktet me shefat, prindërit dhe personat me shumë ndikim. Do të merrni një propozim tepër interesant pune. Vlerësojeni.
Shigjetari
Po i kushtoni shumë vëmendje fjalëve të të tjerëve që flasin për besnikërinë e partnerit tuaj. Në punë jini më të disponueshëm.
Bricjapi
Sot nuk është dita e duhur për të pushuar. Nëse jeni beqarë merrini për bazë miqësitë që mund të kthehen të dobishme për të ardhmen.
Ujori
Kush kërkon gjen: nëse këto kohë keni dështuar në qëllimet tuaja, mos u dorëzoni, por filloni të kërkoni sërish te vetja forcat pozitive.
Peshqit
Mos u nxitoni menjëherë mbi atë që do t’ju duket një okazion i mirë, reagoni me qetësi dhe studiojini mirë të gjitha mundësitë.