☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,094 ▲ +0.15% ETH $2,260 ▲ +0.71% XRP $1.3526 ▼ -0.09% SOL $84.7300 ▼ -0.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 8 prill 2015

horoskopiDashi

Mos i qëndroni shumë mbi kokë një personi, veçanërisht kur ta keni të qartë se e juaja është thjesht një kortezi. Ndaj ktheni faqe, sepse po ju pret diçka shumë e bukur.

Demi

Jetoni atë që po ju ndodh deri në fund, sepse mund të kuptoni shumë gjëra për veten dhe për këdo që ju qëndron rrotull. Po e teproni me kilet që keni vënë këto kohët e fundit, ndaj bëni më shumë sport.

Binjakët

Xhelozia është mungesë besimi, sidomos në vetvete. Mendoni pozitivisht dhe përpiquni që të përmirësoni komunikimin. Së shpejti do të merrni një mesazh shumë domethënës për profesionin tuaj.

Gaforrja

Po shkoni në drejtim të gabuar: në dashuri mund të dështoni nga xhelozia e tepërt ose sepse jeni të paaftë për të përballuar seriozisht një dilemë. Shumë prej jush do të kenë raste për të treguar veten.

Luani

E sotmja do të jetë një ditë me fat për ju. Gjithsesi, Marsi mund t’ju shkaktojë nxitim në disa vendime, sidomos në ato që kanë të bëjnë me financimet, borxhet ose kreditë.

Virgjëresha

Ruhuni shumë nga një person që nuk është aspak miqësor. Do të keni ide origjinale dhe kreative. Mund të bëni investime të mira. Nuk do të kaloni një mbrëmje të këndshme, nëse keni menduar të dilni.

Peshorja

Nuk do të jetë e thjeshtë për ju që t’i “vidhni” informacion personit special. Ai/ajo edhe mund ta japë, por duhet të dini t’i luani mirë të gjitha kartat për të fituar fuqishëm. Besojini fjalës së një miku të dashur.

Akrepi

Yjet do të jenë me ju sot. Ata do t’ju sugjerojnë strategjitë më të mira për t’i përdorur në fushën sentimentale për të marrë gjithçka dëshironi. Shmangni vendet shumë të mbyllura.

Shigjetari

Nuk do mund të qëndroni qoftë edhe një minutë në një vend. Do të  tërhiqeni nga gjëra të bukura dhe të shtrenjta. Mundohuni që të mos shpenzoni shumë nëse do të bëni pazare. Reflektoni përpara se të flisni.

Bricjapi

Ditë e shkëlqyeshme për paratë. Fëmijët mund t’ju bezdisin. Mos e lini për nesër atë që do të bëni sot. Pastrojeni jetën tuaj dhe filloni një të re sa më shpejtë. Lërini mënjanë mëritë, urrejtjen dhe xhelozinë.

Ujori

Optimizmi nuk është pika juaj e fortë dhe shpesh zhgënjimi dhe pesimizmi janë buka juaj e përditshme. Ndaj provoni të bëni diçka të veçantë dhe filloni që sot të mendoni pozitivisht.

Peshqit

Perspektiva të duhura për të ndryshuar punë dhe për të marrë përgjegjësi të reja. Ata që kanë një biznes të tyrin duhet të impenjohen më shumë. Dikush do të trokasë në zemrën tuaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.