Hoxhaj: Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë një OJQ
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Hoxhaj, në “Oranews.tv”, ka theksuar se ky asociacion do të jetë një lloj organizate joqeveritare.
“Ky asociacion do të jetë një lloj organizate joqeveritare pa kompetenca ekzekutive, por një grupim i komunave serbe me qëllim që ata për çështje të pushtetit komunal, për çështje të urbanizmit dhe për çështje të politikave lokale mund të koordinohen dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, ka thënë Hoxhaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.