Kosova

Hoxhaj kërkon në OKB respektimin e marrëveshjeve nga Serbia

hoxhaMinistri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij mbrëmë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka kërkuar nga Serbia që t’i respektoje marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mos inkurajoje destabilizimin e situatës në veri të vendit, duke përmendur rastin e EULEX-it.

“Qeveria e Kosovës dënon ashper gjithë presionin e mundshëm ndaj personelit të EULEX-it, specifikisht kur është fjala tek arrestimi i kriminelëve të mundshëm që veprojnë në komunat veriore. Përtej kësaj, ne ndajmë shqetësimin serioz se autoritetet e Serbisë nuk janë përpjekur të implementojnë marrëveshjet e tjera të arritura në këtë dialog. Gjatë këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka revokuar Marrëveshjen mbi Kadastrat dhe atë për njohjen e dyanshme të diplomave universitare”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, Hoxhaj ka përmendur rastin e varrezës masive në Rashkë, Serbi dhe nevojën për t’u identifikuar sa më shpejt civilët shqiptarë të zhdukur që nga viti 1999. “Deri sa po flas para jush, në qytetin e Rashkës në Serbi është zbuluar një varr masiv me rreth 350 trupa të civilëve shqiptarë të Kosovës të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ky nuk është varri i vetëm masiv i civilëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë dhe i zbuluar në Serbi.

Si arritje, ministri Hoxhaj ka përmendur organizimin e suksesshëm dhe me standarde demokratike të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit duke siguruar edhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës për të parën herë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe komunat e banuara me serbë në veri të vendit.

Më 25 korrik të këtij viti, tha Hoxhaj “Kosova suksesshëm ka parafuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim (MSA) me Bashkimin Evropian. “MSA do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe do të sigurojë një kornizë të qartë të reformave dhe angazhimit politik me BE-në në procesin integrues të saj. Përtej përfitimeve politike, MSA-ja do të hap tregun e Kosovës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të gjenerojë vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik. Kosova në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, do të vazhdoj të dëshmoj përgjegjësi të lartë politike dhe institucionale”.

Ministri Hoxhaj theksoi faktin se “Kosova  paralelisht me konsolidimin e institucioneve të brendshme, sipas tj, ka shënuar progres në forcimin e pozicionit të saj ndërkombëtar. Gjatë dy muajve të fundit, Republika Togoleze dhe Ishujt Solomon kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Gjatë qershorit, Kosova po ashtu është anëtarësuar në tri organizata, SEECP, Komisionin e Venedikut të Këshillit të Evropës dhe MARRI”

Në fund të fjalimit të tij, kryediplomati kosovar ka ngritur nevojën e mbylljes së prezencës së UNMIK-ut në Kosovë për shkak të rritjes së rëndësisë kritike të BE-së dhe ndryshimit të rrethanave. Ne në mënyrë të përgjegjshme i rekomandojmë këtij Këshilli të rikonfiguroj praninë e UNMIK-ut nga misioni aktual në një mision të Zyrës Politike në Kosovë, e cila do të kishte një rol të ri mbështetës në forcimin e institucioneve të brendshme për më shumë përgjegjësi në angazhimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Hoxha

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button